
Një gjë është e sigurt: eventet e modës apo pasarelat nuk janë e vetmja rrugë për të marrë frymëzimin e duhur në lidhje me veshjet, këpucët apo aksesorët që janë në modë çdo sezon të ri. Ndonjëherë, mjafton edhe një ecje e zakonshme e gocave të famshme, sidomos kur ato rastësisht zgjedhin të njëjtin model këpucësh për të kuptuar se cilat do të jenë trendet dominuese në muajt e ardhshëm.
Ju mund edhe zmbrapseni për një moment, kur shikoni që ende nuk i keni hequr palltot apo xhaketat nga trupi, por me kapriçot e motit dhe temperaturat e larta duket se pranvera nuk është larg.
Këtë herë janë Katie Holmes, Julia Roberts dhe Hailey Bieber që zgjodhën këpucët që nxjerrin në pah stilin dhe rehatinë pa shumë sforcim. Listës ju shtua edhe Camilia Mendes, e që të gjitha ata na vërtetuan modelin e këpucëve që me gjasë nuk do i hiqni nga këmbët në pranverë.
Të rehatshme, me pak takë, prej materiali lëkurë dhe me rripa që rrinë mirë në këmbë pa ndjesinë e shtrëngimit, ju sapo morët një ide për këpucët që duhet të keni në dollap. Një tjetër lehtësi është fakti që mund t’i kombinoni sipas dëshirës, nga getat e kuqe apo të zeza si në rastin e aktores Roberts, por edhe me detaje dantellash, xhinse apo funde të gjata, zgjedhja mbetet e juaja.
Për çdo vajzë që do ta transformojë tërësisht stilin, mjafton këto këpucë dhe do të jeni në një hap me gocat e famshme!






Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Instyle