Celebrity

Natalie Portman ka një përgjigje për thashethemet mbi martesën e saj

Shkruar nga Anabel

22 Shkurt 2024

Natalie Portman ka një përgjigje për thashethemet mbi
FOTO: LIONEL HAHN VIA GETTY IMAGES

Natalie Portman nuk ka folur ndonjëherë për jetën private, por theu rregullin e saj në një intervistë për Vanity Fair, ku aktorja dha një përgjigje mbi situatën e martesës me koreografin dhe balerinin francez, Benjamin Millepied.

“Është e tmerrshme mënyra si flasin për këtë çështje dhe unë nuk kam ndërmend të ndikoj më shumë në këtë situatë”, tha Natalie.

Pas kësaj përgjigjeje, gazetarja Keziah Weir pranoi se nuk e shihte të arsyeshme të bënte pyetje të tjera, ndërsa Natalie shtoi: “Mund ta imagjinoj”.

Çifti u martua në vitin 2012, rreth dy vjet pasi u takuan për realizimin e filmit “Black Swan”. Ata e vazhduan lidhjen e tyre mes Parisit dhe Los Angeles-it, teksa janë prindër të dy fëmijëve, një djalë 12 vjeç dhe një vajzë 6 vjeç.

Natalie Portman ka një përgjigje për thashethemet mbi
FOTO: GETTY IMAGES

Dyshimet në lidhje me martesën e tyre filluan të qarkullonin qershorin e vitit të kaluar kur gazeta franceze “Voici” pretendoi se Benjamin kishte një lidhje tjetër jashtë martese. Menjëherë pasi akuzat dolën në dritë, People raportoi se Benjamin po bënte gjithçka të mundej që Natalie ta falte dhe të mbante familjen të bashkuar.

Ndërkohë, as aktorja dhe as Benjamin nuk i kanë komentuar publikisht thashethemet për martesën e tyre. Në shtator, dyshja u fotografua bashkë në Paris pas zërave se ata ishin ndarë zyrtarisht, megjithëse nuk dukej se mbanin unazat e martesës në gisht.

Artikuj të sugjeruar: 


Burimi: HuffPost