Chiara Ferragni dhe Fedez mund të jenë ndarë, sipas mediave italiane. Fedez supozohet të ketë lënë shtëpinë ku jetonte së bashku me familjen të dielën dhe kjo është konfirmuar nga Corriere dhe Dagospia.
Sipas zërave, ndarja erdhi si pasojë e problemeve që nisën mes këngëtarit dhe influencueses.
“Që prej festivalit Sanremo, të zhvilluar vitin e kaluar, dashuria e tyre u kris dhe influencuesja ka shtyrë çdo mundësi për t’i qëndruar pranë burrit të saj të sëmurë. Kur ajo ishte në vështirësi, sërish Fedez nuk ishte shumë i sjellshëm dhe e akuzoi se betejat e saj ligjore po ndikonin negativisht në bizneset e saj”, duke shtuar se debati u shtua dhe situata doli jashtë kontrollit. Sipas Dagospia, reperi iku në Miami dhe më pas, u largua nga shtëpia.
Ndërkohë, Chiara ka publikuar disa postime në Instastory, duke dhënë ca detaje të vogla për një ndryshim të madh. Ajo publikoi një thënie nga një libër, në të cilin shkruhej: “Në jetë, fitorja dhe humbja do të ndodhin. E papranueshme është që të ndalosh”.
Më pas, publikoi edhe një thënie tjetër: “Fuqia nuk është atje jashtë; është brenda teje”.
Ferragni dhe Fedez janë martuar para 5 vitesh. Ata u njohën në vitin 2016 dhe më kurorëzuan dashurinë më 1 shtator në 2018 në Siçili, në një ceremoni me familjarë dhe miq. Reperi dhe influencuesja janë prindër të Leone dhe Vittoria Lucia Ferragni.
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar:
- Si e krijon Chiara Ferragni efektin e ngritjes së mollëzave vetëm me blush?
- Këshillë nga Chiara dhe Fedez: Një fundjavë pa partnerin mund ta shpëtojë raportin tuaj
- Legjislacioni i ri për bamirësinë: Reagon Chiara Ferragni
- Chiara Ferragni, zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Milanos
- ‘Mashtruese’: Njerëzit sulmojnë dyqanin e Chiara Ferragni-t në Romë
- E përlotur, Chiara Ferragni reagon pas skandalit të mashtrimit
- Krizë? Ç'po ndodh me çiftin Chiara & Fedez pas puthjes në Sanremo