
Beyoncé bëri më në fund publikimin e linjës së saj të parë për kujdesin ndaj flokëve dhe ndryshimin në pamje e la pikërisht për atë moment.

Këngëtarja organizoi një event intim në Los Angeles, për të ndarë sipërmarrjen e re dhe ndryshimin me flokët në ngjyrë mjalti. Beyoncé, siç duket, ka hequr dorë nga flokët biondë platin për të shkuar drejt natyrales duke promovuar kujdesin ndaj flokut.

E veshur me të bardha kokë e këmbë, sipas tematikës që i kishte dhënë festës, këngëtarja u pa e entuziazmuar dhe e lumtur.
Linja e saj e parë për kujdesin ndaj flokëve ka 8 produkte që nisin nga shampo e deri te vajrat.
Çmimet variojnë nga 20 dollarë deri në 52 dollarë.

Së fundmi, Beyoncé zbuloi sfidën me sëmundjen auto-imune psoriazë, duke theksuar se rrugëtimi i saj personal me kujdesin ndaj lëkurës e shtyu të ndërtojë markën CÉCRED.

Këngëtarja është edhe në momentin më të mirë artistik, teksa kënga e saj e fundit “Texas Hold’Em” e futi në histori si të parën artiste me ngjyrë që arrin në vendin e parë të renditjeve për muzikën country.
Artikuj të sugjeruar: