Celebrity

Pse Emma Stone mendon se ankthi është çështje egoizmi

Shkruar nga Anabel

22 Shkurt 2024

Pse Emma Stone mendon se ankthi është çështje egoizmi
FOTO: Valerie MACON / AFP

Përtej suksesit që protagonizmi i saj i fundit në filmin “Poor things” i ka sjellë në gamën e roleve që ka interpretuar ndër vite, aktorja e famshme ka folur jo pak herë për betejën e vazhdueshme me ankthin. Emma Stone ka pranuar që ka pasur sulme paniku që kur ka qenë shtatë vjeçe, madje ndër vite ajo ka provuar mënyra të ndryshme shërimi, nga terapia te ilaçet etj.

Por, ditën e djeshme në një intervistë për Variety, ajo u shpreh disi më ndryshe për këtë çështje duke e quajtur ankthin si një gjendje egoiste që i detyron personat e prekur të mendojnë vetëm për veten.

“Një pjesë e natyrës së ankthit është se ju jeni gjithmonë me fokus te vetja. Në një mënyrë është një gjendje egoiste. Por, të mos ofendosh njerëzit e tjerë me ankth dhe të pyesësh veten për çdo gjë bashkë me frikërat për gjendjen tënde është një tjetër anë e medaljes,” u shpreh aktorja.

Deklarata erdhi si përgjigje ndaj një pyetjeje rreth Bella Baxter, personazhit që Stone portretizon në filmin e nominuar për Oscar, “Poor Things”.

"Mënyra sesi Bella i qaset botës, ka të bëjë vetëm me përvojën," u përgjigj Stone. "Kjo lidhet me mënyrën sesi ajo ndihet për gjërat". "Por, aktorja nuk dëshiron që ky qëndrim i saji mbi ankthin të dalë nga konteksti, pra Stone nuk po i quan egoistë njerëzit që vuajnë nga ankthi, pasi ajo vetë është një prej tyre.

Në disa intervista, aktorja ka folur vazhdimisht për betejën me ankthin, ndërsa ndarja e historisë me të tjerët e ka ndihmuar ta zotërojë dhe kuptojë si gjendje.

"Unë u them të rinjve që luftojnë me ankthin, se e shoh këtë gjendje si një lloj superfuqie. Vetëm për shkak të gjendjes ku jeni, kjo nuk do të thotë që të mos i përgjigjeni asaj që po ndodh në trurin tuaj. Nuk ka mënyrë të gabuar, thjesht bëjeni,” shprehet aktorja.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Us Weekly