Marredhenie

Nisur nga Selena: Cilat janë disa nga cilësitë që të bëjnë të ndihesh i/e sigurt në një lidhje

Shkruar nga Anabel

23 Shkurt 2024

Nisur nga Selena: Cilat janë disa nga cilësitë që të
Instagram/ Selena Gomez

Selena ka folur për herë të parë pak më gjatë rreth lidhjes së saj të re me Benny Blanco. E ftuar në “New Music Daily”, Gomez u shpreh se marrëdhënia e saj romantike e bën të ndihet e sigurt.

“Pa hyrë në shumë detaje, mendoj se është e rëndësishhme të rrish me dikë që të respekton. Mendoj se është e rëndësishme që ky person ta kuptojë botën tënde. Mund të them se kjo është lidhja ku jam ndjerë më e sigurt dhe kjo është shumë e bukur. Po rritem çdo ditë dhe kjo e bën akoma më të veçantë”, u shpreh Selena.

Duke marrë shkas nga deklarata e aktores ju tregojmë një listë me kriteret që e bëjnë dikë të ndiejë siguri, lumturi dhe qetësi në një lidhje.

Sipas studimeve, njerëzit rendisin këto kritere si më të rëndësishmet në një marrëdhënie:

Komunikimin
Besimin
Respektin
Mirëkuptimin
Koha cilësore
Qëndrueshmërinë

Të gjitha detajet e lartëpërmendura mbështeten si faktorë të rëndësishëm për marrëdhënien dhe jetëgjatësinë e saj edhe nga psikologët dhe studiuesit e marrëdhënieve në çift.

Artikuj të sugjeruar: