Shendeti i Gruas

Gratë mund të stërviten më pak se burrat dhe prapë kanë një avantazh

Shkruar nga Anabel

23 Shkurt 2024

Gratë mund të stërviten më pak se burrat dhe prapë
Getty

Një studim i fundit realizuar nga “The Journal of the American College of Cardiology”, ka zbuluar se për gratë dhe vajzat, stërvitja më e pakët mund të jetë më e mirë. Sipas tyre, për gratë duhet më pak stërvitje që të ulet rrisku i vdekjes. Nëse burrave u duhet një minimum prej 300 minutash stërvitje në javë që të ulet risku i tyre për humbjen e jetës nga faktorët kardiovaskular me 18%, grave u duhen vetëm 140 minuta në total për të ulur riskun me 24%.

Ky është një lajm i mirë për të gjitha zonjushat dhe zonjat që mezi e ngrenë veten të shkojnë në palestër. I njëjti studim thotë se në vlera, më të mirat që mund të merrni nga stërvitja për të shtuar gjasat e jetëgjatësisë janë 300 minuta në javë stërvitje, e përkthyer në 4 orë stërvitje në total. Këto shifra janë të vlefshme edhe për stërvitje kardio edhe për aerobike.

Sigurisht jetëgjatësia nuk vendoset vetëm nga përfshirja e stërvitjes në rutinë, por ky faktor ka një ndikim të madh.

Artikuj të sugjeruar: