
Menaxhimi i kohës në mënyrën e duhur është çelësi për të arritur shumë gjëra, por ndonjëherë kjo është më e lehtë të thuhet se të bëhet në realitet! Ekspertët thonë se metoda POSEC është ajo që pasqyron hierarkinë e nevojat në një skicë ditore që e bëni ju, për të parë kësisoj një përmbledhje të prioriteteve dhe rezultateve të mundshme.
Çfarë është metoda POSEC?
Kjo metodë, nisur edhe nga vetë emri ka të bëjë me prioritetin, organizimin, segmentimin apo ndarjen e kohës, ekonomizimin e saj në mënyrën e duhur dhe kontributin që ju jepni në gjithë këtë proces. Nuk ka një listë të saktë dhe të renditur të asaj se nga duhet t’ia nisni, por me POSEC ju kuptoni gjërat konkrete për të cilat duhet të kujdeseni, por qëllimi juaj duhet të jetë gjithmonë realizimi i tyre.
Si ta përdorni këtë metodë në menaxhimin e kohës?
-Prioritetet
Parimi i parë i POSEC-ut është prioritizimi. Shkruani gjithçka që duhet të bëni, si për shembull: një projekt pune, studimin për një test, pastrimi i shtëpisë ose menaxhimi i aktiviteteve të fëmijëve pas shkollës. Më pas, ndani të gjitha përgjegjësitë në copa më të vogla letre dhe eliminoni çdo gjë që ju duket vërtet e panevojshme.
-Organizimi
Kjo ju çon në pjesën e dytë të POSEC! Pasi të keni shkruar të gjitha prioritetet dhe t'i rendisni ato, detyrat e ditës fillojnë të bëhen të dukshme. Më pas bëni një listim më të ngushtë të tipit: një detyrë kryesore, tre të mesme dhe pesë të vogla.
-Drejtimi
Kur të kaloni drejt thjeshtimit të gjërave, ju sërish mund të angazhoheni te detyrat jo të rëndësishme apo të panevojshme. Thjesht rishikojini ato dhe vendosni të delegoni detyra apo përgjegjësi.
-Ekonomizimi i kohës
Më pas, kurseni kohë duke krijuar një orar rreth gjithçkaje që ka mbetur në listë. Përdorni kutinë e kohës, duke i kushtuar vëmendje çdo përgjegjësie, nga e madhja tek e vogla. Qëllimi është të krijoni hapësirë gjatë ditës për gjërat nga më të zakonshmet te ato që ju japin kënaqësi.
-Kontributi
Jo vetëm që duhet të përfshiheni në aktivitete që ju sjellin pak dopaminë, por duhet të bëni edhe gjëra që kanë vlerë edhe për njerëzit përreth jush. Bëhuni vullnetar, ndihmoni një mik ose përgjigjuni emailit të gjyshit/es suaj, ka plot angazhime që mund t’i bëni. Koha e vlefshme e harxhuar për të tjerët është një lloj kontributi për ta, por edhe për veten.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Life Hacker