Celebrity

Kendall Jenner rikthehet me ish-in, Devin Booker?

Shkruar nga Anabel

24 Shkurt 2024

Kendall Jenner rikthehet me ish-in, Devin Booker?
GC Images

Kendall Jenner mund të jetë pajtuar me ish-in e saj, Devin Booker, me të cilin u nda disa kohë më parë. Kendall mund të jetë rikthyer me të, 2 muaj pas ndarjes nga Bad Bunny.

Kendall Jenner rikthehet me ish-in, Devin Booker?
 
Sipas burimeve për TMZ, modelja dhe sportisti janë takuar disa herë dhe kanë kaluar kohë së bashku, por nuk po e marrin me nxitim. Ndërkohë, edhe dëshmitarë okularë kanë parë se Jenner, 28 vjeç është takuar në Dallas këtë javë, ndërsa skuadra e Booker, 27 vjeç, kishte një ndeshje kundër “Mavericks”.

Në nëntor të 2022-shit, ata u ndanë pasi kishin orare të ngjeshura.

“Të dy kanë orare tepër të ngarkuara tani me karrierën e tyre dhe kanë vendosur ta bëjnë këtë të fundit prioritet. Jenner është e zënë me linjën e saj Tequila 818, përveç modelimit dhe daljes në "The Kardashians", ndërsa Booker është gjithashtu i zënë duke luajtur në NBA. Ata, sidoqoftë, kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin", u shpreh një burim anonim asokohe.

Kendall ka qenë e lidhur me Devin në vitin 2020. Në qershor të 2022-shit, ET raportoi se at ai kishin dhënë fund raportit. Por, në korrik të po atij viti ata u pajtuan, për t’u ndarë sërish në nëntor. Më pas, Kendall u lidh me Bad Bunny-n, por duket se sërish e ka gjetur rrugën për te Devin Booker.

Artikuj të sugjeruar: