Celebrity

Me shumë mundësi, dëshira e të birit nuk ka për t’i pëlqyer shumë Victoria Beckham

Shkruar nga Anabel

24 Shkurt 2024

Me shumë mundësi, dëshira e të birit nuk ka për

Victoria Beckham nuk e ka me shumë qejf të bëhet gjyshe dhe e ka shprehur hapur këtë, por nga ana tjetër, Nicola Peltz Beckham, bashkëshortja e Brooklyn, në një intervistë me Nylon, thotë se ai do shumë të bëhet baba.

Me shumë mundësi, dëshira e të birit nuk ka për

“Ai do shumë që të bëhet baba”, tha Nicola dhe në fakt, edhe vetë Brooklyn është shprehur për ET në gusht të 2022-shit se do të jetë baba, por gjithçka varet nga e shoqja. “Gjithnjë kam dashur të jem një baba i ri në moshë. Dua të kem një familje të madhe shpejt, por kur të jetë gati ime shoqe. Unë dua diku te 10 fëmijë”, tha ai.

Ndërsa reagimi i Victoria-s kur u pyet nëse do të bëhet gjyshe ishte: “O Zot! Çfarë? Prit pak. Nuk mendoj se kjo do ndodhë tani shpejt, vetëm nëse ju dini diçka që unë nuk e di. Por jo nuk do ndodhë, ende jo”, tha ylli i modës thuajse në panik.

Me shumë mundësi, dëshira e të birit nuk ka për

Gjithsesi, që edhe Victoria të gjejë pak paqe, për Nicola-n, nuk ka një kohë të caktuar kur mund të bëhet mama e një fëmije, pasi është shumë e zënë me 5 qenushët e saj. “Unë shoh qenushët dhe mendoj: “Shiko sa perfektë janë”.

Sa i përket njohjes së Brooklyn me Nicola-n, nisi kur ata u takuan në një festë në Coachella. Më pas, një festë Halloween-i, ata u takuan dhe u lidhën. Tani, janë të martuar dhe Nicola mendon se Brooklyn është burri më i mirë në të gjithë botën.

Artikuj të sugjeruar: