Celebrity

Çmimet SAG: Pedro Pascal (i dehur) merr çmimin e tij dhe bëhet viral në rrjet

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2024

Çmimet SAG: Pedro Pascal (i dehur) merr çmimin e tij dhe
Chris Pizzello/Invision/AP

Pedro Pascal pranoi se ishte i dehur, ndërsa u ngjit në skenën e çmimeve SAG 2024 për të marrë çmimin e tij si aktori më i mirë në serialin dramë “The Last of Us”. Pascal, siç e do zakoni, mbajti një fjalim, i cili tanimë është viral në internet.

Çmimet SAG: Pedro Pascal (i dehur) merr çmimin e tij dhe
Chris Pizzello/Invision/AP

“Kjo është e gabuar për një numër të madh arsyesh. Uhmm, jam pak i dehur. Mendova se mund ë dehesha”, u shpreh ai, duke vijuar: ”Oh Zot, po dukem qesharak. Por shumë faleminderit për këtë”.

@hollywoodreporter "I'm a little drunk!" - #pedropascal gets emotional while accepting his best actor in a limited series award at the #sagawards2024 #thelastofus #sagawards #thelastofushbo ? original sound - The Hollywood Reporter

Aktori 48-vjeçar falenderoi edhe familjen e tij që mund të ishte duke e parë nga shtëpia dhe për pak u bë emocional. “Do kem një sulm paniku. Po iki”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Çmimet SAG: Pedro Pascal (i dehur) merr çmimin e tij dhe
Chris Pizzello/Invision/AP

Interneti, sigurisht bëri reagimet e tij. “Një arsye më shumë për ta dashur”; “Oh Zot, është kaq i lezetshëm”; “Pablo duke fituar në jetë: Edhe çmim, edhe alkool falas”; “Kur të rritem dua të bëhem si Pablo” ishin ca nga komentet në rrjetet sociale.
 
Artikuj të sugjeruar: