
Natalie Portman është një ndër aktoret më të përfolura në Hollywood, por pak njerëz e dinë se ajo ka ndërruar mbiemrin, nga Hershlag në Portman. Në një intervistë për Vainty Fair, ajo ka shpjeguar se ky ka qenë një vendim i rëndësishëm dhe ka ndarë me të gjithë arsyen:
“E kam mbrojtur shumë familjen dhe mbiemrin tim para se të bëhesha e famshme. Me kalimin e viteve, vendosa të kem një mbiemër tjetër si një mënyrë interesante për të ndarë identitetet, atë publik nga ai privat,” u shpreh aktorja.
“Me siguri që do të mërzitesha nëse dikush në shkollë do më thërriste Natalie Portman, ndërsa të gjithë më kanë njohur me mbiemrin Hershlag. Ishte një lloj dyzimi në lidhje me identitetin tim, ndaj vendosa që ta ndryshoja duke u rritur,” tha Portman, ndërsa kujton se fillimet në karrierën e saj artistike i ka pasur që në moshën 13-vjeçare.
Ajo theksoi faktin se: “Kur fillova të kem fëmijë dhe familje, e kuptova se ndoshta nuk ishte e dobishme që të kisha dy mbiemra, pra dy identitete. Ndaj, të qenit person publik dhe presioni mbi këtë bën që të hiqja dorë nga mbiemri i parë dhe të mbajë atë Portman".
Duke qenë se ajo shquhet si një personazh publik që e ruan me fanatizëm jetën private, sigurisht, arsyeja është e kuptueshme.
Portman, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e saj me të shoqin, Benjamin Millepied, me të cilin mendohet se i ka dhënë fund martesës, pas zërave se ai e ka tradhtuar. Në një reagim ajo është shprehur: “Është e tmerrshme mënyra si flasin për këtë çështje dhe unë nuk kam ndërmend të ndikoj më shumë në këtë situatë”, duke mos e bërë të qartë nëse ka një divorc në horizont.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Marie Claire