Flokët

Shëndeti i flokëve fillon nga skalpi: Si të kujdesesh për të?

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2024

Shëndeti i flokëve fillon nga skalpi: Si të kujdesesh për
Pinterest

Një nga të vërtetat që qarkullon për flokët është fakti që skalpi është faktor kryesor për t’i pasur të shëndetshëm.

Po si është i ndërtuar skalpi?

Skalpi ka tre shtresa: Epidermis që është shtresa e sipërme me funksion mbrojtës.

Derma është shtresa e mesme, e cila strehon gjithë komponentët e rëndësishëm nga rrënja e deri tek enët e gjakut.

Hipoderma është shtresa më e thellë, e cila gjendet 3.5 cm nën sipërfaqe dhe funksionon si izoluese e barrierës dhe rezervë energjie.

Shëndeti i flokëve fillon nga skalpi: Si të kujdesesh për
Pinterest

Për t’u kujdesur për skalpin është mirë të krijosh disa zakone dhe t’i zbatosh:

Masazhoje skalpin: Ka krehër dhe produkte të tjera të posaçme për ta masazhuar skalpin me qëllim riaktivizimin dhe kujdesin ndaj qarkullimit të gjakut.

Shampo duhet aplikuar në skalp, jo direkt në flokë.

Duhet shmangur nxehtësia e tepërt kur thahen flokët.

Përdor produkte specifike për lëkurën tënde dhe problematikat aktuale që ke.

Artikuj të sugjeruar: