
Sean Diddy Combs është akuzuar për ngacmim seksual nga një ish-punonjës, i cili ka ngritur një padi.
Rodney “Lil Rod” Jones, 54 vjeç, i njohur si producent dhe videograf i reperit prej vitesh iu drejtua gjykatës së New York për të detajuar akuzat mbi ngacmim seksual, drogim dhe kërcënim nga ana e Diddy.
Jones po kërkon 30 milionë dollarë dëmshpërblim nga kjo padi. Sipas dokumenteve që “People” ka siguruar, Jones ka prodhuar 9 këngë të albumit të ri “Love” për reperin nga viti 2022-2023.
Ish-punonjësi ka deklaruar se ka qenë shume shpesh në udhëtime dhe vende të ndryshme jashtë shteti me Combs. Gjatë gjithë kësaj kohe, sipas tij, i është dashur të dëshmojë shumë situata problematike që shkonin përtej rolit si producent.
Djali i rritur i reperit dhe disa punonjës të tjerë të besuar të tij janë po ashtu pjesë e padisë së ngritur.
Jones ka prova me video për përfshirjen e reperit dhe personave të afërt të tij në disa aktivitete të paligjshme.

Diddy po përballet edhe me një tjetër akuzë të rëndë nga ish-partnerja Cassey.
Sean "Diddy" Combs është akuzuar për përdhunim dhe abuzim në një padi të ngritur nga këngëtarja Cassie në nëntor të 2023-shit, ku pretendohet se ai përdori rrjetin e tij të fuqishëm për ta mbajtur të izoluar në një marrëdhënie të dhunshme me të.
Cassie, emri i vërtetë i së cilës është Casandra Ventura, ishte në lidhje me Diddy-n për më shumë se një dekadë. Ajo pretendon se gjatë marrëdhënies së tyre, ai e sulmoi disa herë - duke e rrahur dhe përdhunuar egërsisht - dhe kontrolloi çdo aspekt të jetës së saj, raportoi New York Times të enjten. Ajo u përball me "një cikël abuzimi, dhune dhe trafikimi seksual" derisa marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2018, sipas padisë.
Cassie tha në një deklaratë për Times se pas “viteve në heshtje dhe errësirë”, ajo ishte “më në fund gati të tregonte historinë dhe të fliste për veten dhe për të mirën e grave të tjera që përballen me dhunë dhe abuzim në marrëdhënie”.
Padia tronditëse përshkruan detaje të errëta të marrëdhënies së tyre, në të cilën Combs fitoi kontrollin e jetës së saj personale dhe profesionale dhe e nënshtroi atë ndaj dhunës për vite me radhë, takimeve seksuale të detyruara dhe kërcënimit të vazhdueshëm.
Pretendohet gjithashtu si 54-vjeçari e detyroi Cassie-n të përfshihej “rregullisht në akte seksuale me burra që ishin punonjës seksi” që Diddy i fotografonte dhe i filmonte. Asaj iu dha drogë para dhe gjatë akteve seksuale, duke e lejuar të "shkëputej gjatë këtyre takimeve të tmerrshme", sipas padisë.
Cassie ishte viktimë e trafikimit seksual, pasi asaj iu kërkua të kryente akte seksuale të detyruara në qytete të shumta, thuhet në padi. Gjithashtu pretendohet se në vitin 2015, Diddy e rrahu Cassie-n aq rëndë sa kur roja e tij e sigurisë dhe ndihmësi i saj panë “dy sy të zinj, një buzë të plasur dhe të mavijosur dhe një gërvishtje të madhe në ballë”, ata filluan të qajnë.
Deri në vitin 2018, Cassie ishte e dëshpëruar për t'i dhënë fund marrëdhënies së tyre. Pas një darke ku besonte se do të diskutonin çështjen, Diddy u fut me forcë në shtëpinë e saj dhe e përdhunoi, sipas padisë. Menjëherë pas kësaj, ajo u largua nga shtëpia, të cilën ai e kishte paguar, i ktheu makinën që i kishte blerë dhe u nda përfundimisht.
Artikuj të sugjeruar: