
Ben Affleck ka rrëfyer në dokumentarin e bashkëshortes, “Greatest Love Story Never Told” se kur marrëdhënia e tyre rinisi, kishte veç një kërkesë për J.Lo.
“I thashë se një nga gjërat që nuk dua në marrëdhënie është prania në rrjete sociale. Më pas kuptova se ishte njësoj si të isha martuar me një kapiten anije dhe t’i thoja që nuk më pëlqen uji, ndaj nuk ishte kërkesë e drejtë”, u shpreh aktori.

Lopez ka aktualisht 253 milionë ndjekës, duke e bërë deri diku të kuptueshëm sikletin e Ben.
“Jemi dy njerëz me qasje të ndryshme që po mundohemi të bëjmë kompromise”, ka thënë për ta mbyllur Ben.
Aktori dhe Jennifer Lopez u martuan në 2022-shin. Aktorja ka ndarë disa herë foto dhe video me partnerin në rrjete sociale, por jo aq shpesh sa fansat do të donin.
Artikuj të sugjeruar: