
Dihet që miqësitë pasurojnë jetën tonë në mënyra të ndryshme dhe kuptimplota, por ka specifikisht një lloj miqësie që i shërben mirëqenies suaj të përgjithshme, fizike dhe mendore. Ndryshe quhet “coach friends” ose e thënë me fjalë më të thjeshta, një mik/e me të cilin mund të rrini për orë të tëra ulur në divan, pa bërë asgjë, pra pa një axhendë konkrete. Ju thjesht shijoni atë kohën bashkë duke folur, duke parë një film apo konsumoni ushqime të shijshme bashkë dhe sërish argëtoheni kaq shumë.
Termi u bë viral pasi Charlotte Negron, një blogere në Los Angeles, krijoi këtë lloj miqësie që e quajti “coach friends” në Instagram dhe trendi ka mbledhur më shumë se 11 milionë shikime dhe 13 mijë komente. Në thelb, kjo teori është të bësh pikërisht atë që do bëje po të ishe vetëm, por në shoqërinë e mikut/es suaj.
View this post on Instagram
Pse “miqtë e divanit' janë kaq jetikë
Jeta moderne, në fluksin e punës dhe angazhimeve ndonjëherë bëhet shumë rraskapitëse. Por, kjo lloj miqësie nuk kërkon ndonjë investim të dedikuar nga ju, as para, as energji. Këta lloj miqsh janë të rëndësishëm sepse në thelb janë miq me të cilët ndiheni të sigurt. Ti mund të rrish rehat në divan, me rrobat e shtëpisë, çka tregon nivelin e rehatisë dhe intimitetit që ju keni si miq.
Danielle Bayard Jackson, autore e librit "Lufta për miqësitë tona: Shkenca dhe arti i konfliktit dhe lidhjes në marrëdhëniet e grave" thotë se kjo është një nga ato gjendjet e rehatisë që shijon më shumë në ditët e sotme. “Unë mendoj se ne të gjithë duam një miqësi që nuk kërkon që ju të visheni, të udhëtoni, të gjeni diçka argëtuese për të bërë. Pra, nëse mund të uleni në divan, të flisni dhe të ndiheni lirshëm me rrobat e përditshme. Kjo e bën kaq popullor këtë trend," thotë ajo për HuffPost.
Të ndihesh rehat në ndarjen e mendimeve dhe opinioneve, pra njerëz me të cilët mund të flisni lirshëm, të bëni gjërat që doni, kjo është një miqësi pa shumë sforcim, por që shijon në çdo detaj të vetin.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: HuffPost