
Kim Kardashian është përballur me kritika të shumta, pasi ka publikuar një video të djalit të saj Saint, i cili shfaqej për dore me Lionel Messi-n. Momenti ishte xhiruar në ndeshjen La Galaxy vs Inter Miami, në Los Angeles.
“Saint duke ecur me Messi-n në fushë sot, në ndeshjen La Galaxy dhe Inter Miami!”, shkroi ajo në videon e publikuar në X, duke shtuar: “Ai po jeton ëndrrën”.
Megjithatë, njerëzit s’janë shumë të lumtur për këtë video. “Flasim për privilegjin e të pasurve. Mbase e gjuan dhe topin”; “Do të ishte fantastike që një person që e ka idhull ta takonte legjendën e futbollit dhe jo dikush që ka shumë fat sepse ka lindur miliarder”, “Ja ç’blen paraja”, ishin disa nga komentet.
Kjo s’është hera e parë që Saint takon Messi-n. Edhe në vitin 2023, ajo ka publikuar një foto të Saint me futbollistin, duke shkruar: “Dita më e bukur e jetës”. Kim, prej kohësh e ka inkurajuar pasionin e të birit për futbollin dhe në një prej episodeve të “The Kardashians”, ajo e çoi në Londër për të parë një ndeshje të Arsenalit.
Artikuj të sugjeruar: