Celebrity Style

Gigi Hadid veshi ‘trikon e gjyshes’ që do e shihni kudo këtë pranverë

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2024

Gigi Hadid veshi ‘trikon e gjyshes’ që do e shihni kudo
FOTO: The Image Direct

Pranvera po vjen dhe bashkë me të edhe një mori tendencash të reja që e pasurojnë stilin tuaj. Duket se jo çdo trend që e shihni të qarkullojë tani do të jetë dominues në kombinimet e gocave në prag të sezonit të ri, por me një përjashtim!

Gigi Hadid na tregoi formulën sesi të dukeni stylish me trikon e gjyshes të thurur me grep dhe me detaje ngjyrash në të dhe për këtë mjaftoi një xhiro e thjeshtë në New York bashkë me të dashurin, Bradley Cooper.

Gigi Hadid veshi ‘trikon e gjyshes’ që do e shihni kudo
FOTO: Backgrid

Trikoja e realizuar me grep, me motive dhe shumë ngjyra në të, e transformon dukshëm veshjen, sidomos në pranverë me temperaturat e larta dhe motin e ngrohtë. Një prekje stili retro, por kaq cool për të ndryshuar pamjen tuaj. Gigi e kombinoi trikon me xhinse të gjera, bluzë të bardhë, atlete komode dhe trikon me thurje dhe ngjyra.

Nëse edhe ju doni të “përqafoni” një stil të ngjashëm si të supermodeles, mund të zgjidhni fustane, funde, bluza të punuara me grep si një gjetje elegante për të plotësuar veshjen tuaj.

#1

Gigi Hadid veshi ‘trikon e gjyshes’ që do e shihni kudo
ZARA

#2

Gigi Hadid veshi ‘trikon e gjyshes’ që do e shihni kudo
KITRI

#3

Gigi Hadid veshi ‘trikon e gjyshes’ që do e shihni kudo
MINKPINK

#4

Gigi Hadid veshi ‘trikon e gjyshes’ që do e shihni kudo
MANGO

#5

Gigi Hadid veshi ‘trikon e gjyshes’ që do e shihni kudo
CLEOBELLA

Artikuj të sugjeruar: 



Burimi: Who What Wear