
Chiara Ferragni është ndaluar nga i njëjti gazetar që ndaloi para pak ditësh Fedez për ta pyetur për ndarjen e tyre. Michel Dessì, i cili punon për “Pomeriggio 5” dhe disa media të tjera në Itali e ka ndjekur Ferragnin nga restoranti ku drekon dhe darkon zakonisht me familjen e saj, deri te ndërtesa ku Chiara do takonte terapistin.
“Nuk kam asgjë për të thënë. A mund të më lini të shkoj të psikologu im në paqe? Është një moment i dhimbshëm”, u shpreh ajo në ato pak sekonda para se të hynte në derë dhe t’i largohej kamerave.
E veshur sportive, me një kapuç të hedhur në kokë, Chiara ishte e shoqëruar nga një truprojë.
Ky reagim i Chiara Ferragnit vjen fill pas intervistës që ajo dha për “Corriere.it”, ku u shpreh se kjo periudhë i dedikohet mbrojtjes së familjes. Në po atë intervistë ajo deklaroi se është e ndjeshme dhe shumë e rënduar emocionalisht, por nuk mundet të flasë për ndjenjat e saj të vërteta.
Artikuj të sugjeruar: