
Bradley Cooper ka pranuar se ka qenë sfiduese për të që të lidhej me vajzën, Lea, kur ajo lindi. Ylli i “Maestro” tregoi për podkastin “Armachair Expert” se kur Lea lindi në mars të vitit 2017, ai s’e kuptonte fare shprehjen që i thoshin prindërit e tjerë: “Do të vdisja për fëmijën tim”.

“Për 8 muajt e parë as nuk e di nëse e kam dashur vërtet atë fëmijë. Por, e pashë se si kjo gjë u transformua”, tregoi ai.
Më tej, vijoi: “Kjo është eksperienca ime. Jam i mahnitur prej saj. E dua faktin që kujdesem për të, por a do të vdisja nëse dikush do më drejtonte armën?”. Cooper tha se fillmisht, nuk ishte i sigurt për përgjigjen, por tanimë, sigurisht që do e bënte.

“Nuk jam i sigurt nëse do të isha gjallë nëse nuk do bëhesha baba”, tregoi ai, duke shtuar se “ADN-ja të tregon se ka diçka më të rëndësishme se ti vetë”.

Lea është 6 vjeç dhe Bradley Cooper bashkëprindëron me ish-të dashurën, Irina Shayk, me të cilën janë ndarë në kushte miqësore. Ata kujdesen që të jenë prezentë në jetën e vajzës, madje bëjnë edhe pushime bashkë.
Artikuj të sugjeruar:
- Kjo këngëtare mund të luante në vend të Lady Gaga-s në filmin “A star is born”
- Gigi Hadid bëri publike lidhjen me Bradlye Cooper, por gocat u fiksuan pas pantallonave të saj
- Thuhet se lidhja e Gigi Hadid me Bradley Cooper po shkon në tjetër nivel
- ‘Maestro’: Shikuesit refuzojnë ta përfundojnë filmin dhe për këtë fajësojnë Bradley Cooper