Celebrity

Dramë në familjen Cyrus: Thuhet se e ëma e Miley-t u martua me ish-in e vajzës

Shkruar nga Anabel

29 Shkurt 2024

Dramë në familjen Cyrus: Thuhet se e ëma e Miley-t u martua me

Një thashethem bombastik tronditi dje njerëzit, kur Us Weekly publikoi lajmin se Tish Cyrus “ia vodhi” partnerin të bijës, Noah, 24 vjeç dhe u martua me të. Sipas zërave, aktori i “Prison Break”, Dominic Purcell, fillimisht dilte me këngëtaren 24-vjeçare, por më pas, u lidh me Tish.

Dramë në familjen Cyrus: Thuhet se e ëma e Miley-t u martua me

“Noah po dilte me Dominic kur Tish nisi që ta kishte qejf”, tha burimi, duke shtuar se ajo ishte në dijeni të situatës. Personi anonim shtoi edhe se Miley u detyrua të shtonte sigurinë në shtëpinë e saj kur e ëma dhe aktori kurorëzuan dashurinë e tyre, pasi ekzistonte mundësia që Noah të prishte dasmën.

Dramë në familjen Cyrus: Thuhet se e ëma e Miley-t u martua me

Një tjetër burim tha për Page Six se ky thashethem po qarkullon nëpër Hollywood në fillim të shkurtit dhe tregoi se Tish e quajti një “thashethem idiot”. “Tish është një nënë dhe një person i mrekullueshëm. Shpresoj që të jem një nënë aq e mirë sa ajo. Ndihem keq që njerëzit po bëjnë thashetheme për të”, u shpreh burimi.

Por, sidoqoftë, në familjen Cyrus ka një krisje, që nisi kur Tish dhe Billy Ray Cyrus u ndanë pas 30 vitesh martesë, në vitin 2022. As Noah dhe as vëllai i saj, Braison (29 vjeç) nuk shkuan në dasmën e Tish me Dominic, e cila u bë në shtëpinë e Miley-t në Malibu. Kështu, nisën dyshimet se një dramë kishte ndodhur. S'dimë ç'të besojmë, por jemi gati për të tjera thashetheme.