TV Mania

“Je bukëshkalë”: Florjan Binaj flet për komentet negative për imitimin e Ledion Liços

Shkruar nga Anabel

29 Shkurt 2024

“Je bukëshkalë”: Florjan Binaj flet për komentet 
Florjan Binaj, i ftuar në podkastin “PPP”, ka folur për komentet negative, të cilat e cilësonin si “bukëshkalë”, për shkak të imitimit që ai i bëri Ledion Liços në videon ku konfirmohej se do të ishte moderatori i edicionit të tretë të “BBVA 3”.

“Je bukëshkalë”: Florjan Binaj flet për komentet
 
“Flasim me përqindje. Ishin diku te 1% e gjithë atyre që komentonin “je bukëshkalë”, nga profile që kishin 0 ndjekës dhe postime. Shumë bindës domethënë. Unë i mora shumë seriozisht kur i lexova”, shtoi ai me ironi.
 
Më tej, vijoi duke thënë se ai e ka imituar shumë më parë Ledionin:

“Por e vërteta është se njerëzit, ndoshta nuk e mbajnë mend mirë, por unë Ledionin e kam imituar që kur ishte te “The Voice of Albania”. Madje, kemi bërë edhe një natë për Vit të Ri bashkë, kur shfaqeshim herë në skenën “The Voice” dhe herë te “Portokallia”.

“Je bukëshkalë”: Florjan Binaj flet për komentet

"Kemi edhe një foto bashkë, në të cilën është përpjekur të ngrihej në majë të gishtave për të arritur gjatësinë, kështu që nuk ka asgjë këtu për të gjitha ato që thuhen lart e poshtë”.

“Je bukëshkalë”: Florjan Binaj flet për komentet

Aktori u shpreh:

“Është një imitim siç kam bërë edhe imitime të personazhet e tjerë, por njerëzit e lidhin tani me periudhën e rikthimin e tij dhe mendojnë se kam ndonjë gjë me të. Po të kisha ndonjë gjë, ka të tjera mundësi për t’u marrë, nuk bëhen kështu gjërat”.
 
Florjani shtoi se Ledioni s’ka bërë asnjë reagim për imitimin e tij, ndonëse më parë e ka bërë diçka të tillë.