Ç’ndodh kur ndihesh pre e një shoqërie që rreket të të hajë e të tresë ditë pas dite? Kur trupi yt refuzon ushqimin si sinjal për t’iu kundërvënë rregullave dhe normave të shoqërisë? Cila është pika e zgjimit për një grua, e cila prej kohësh ndihet e “burgosur” dhe e penguar? Në romanin “Gruaja e ngrënshme”, të Margret Atwood-it, trajtohen disa tematika, të cilat vijojnë të jenë aktuale edhe sot, ndonëse romani është shkruar në vitin 1969.
Kjo është një vepër feministe, e mbushur me humor të zi, që tregon përpjekjet e një gruaje për t’i shpëtuar “konsumimit” nga shoqëria. Tematika lidhet me lëvizjet emancipuese të viteve ’60 – ’70 të shekullit të kaluar, kur gratë ishin lodhur së qeni “gruaja” apo “vajza” e dikujt dhe po kërkonin të drejtën e tyre për t’u identifikuar si individë të lirë.
Përmes marrëdhënies mes Marianës dhe Piterit naparaqitet ai që quhet kanibalizëm emocional (term në psikologji, që simbolizon një marrëdhënietoksike, në të cilën një person ushqehet, në mënyrë figurative, me emocionet e tjetrit, duke i krijuar partnerit ndjesi të këqija, të pashëndetshme dhe negative, njëfarë vampiri energjetik).
Kështu, shpejt, teksa e lexon, do të trazojë ideja se mund të të hanë njësoj si një ushqim çfarëdo, por do të tronditesh e buzëqeshësh nga situata të papritura.
Informacion i përgjithshëm rreth librit: Marianë MekAlpin është në vajzë e miredukuar dhe e arsimuar, jeton në Torono dhe është e fejuar me një avokat me të ardhme premtuese. Punon në një ndërmarrje që merret me hulumtimin e tregut, ku në pozicionet drejtuese janë të gjithë burra.
Ndonëse është vajzë ambicioze, sërish kërkon të jetë "normale", ndaj vendos të plotësojë kërkesat e të fejuarit dhe të shoqërisë dhe pret të martohen me shpresën se martesa do t'ia japë vendin që meriton. Kthesa e papritur ndodh kur njihet me Dankenin, i cili i shpërfill të gjitha rregullat shoqërore dhe ndryshe nga Mariana, është i vendosur të shprehë gjithë individualitetin e vet. Rebelimi i vajzës nis pavetëdijshëm nga vetë trupi i saj, i cili fillon të refuzojë ushqimin: në krye mishin, pastaj vezët, perimet, ëmbëlsirat, farat e kungullit...çdo gjë.
Përveçse nuk fut gjë në gojë, ajo ndien se po hanë. Mariana do të donte të ndihej e tretur nga pasioni, por gjithçka ndien është...konsumimi ditë pas dite. Personaliteti i saj, i mbajtur nën fre për një kohë të gjatë shpërthen në një varg sjelljesh të çuditshme dhe të pahijshme, duke ndryshuar përgjithmonë rutinën e saj të qëndrueshme e të qetë.
Përmes ushqimit dhe të ngrënit, Atwood tregon rebelimin e gruas ndaj një shoqërie moderne dhe të dominuar nga burrat. "Gruaja e ngrënshme" e?shte? romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi. "Gruaja e ngrënshme" është një vepër brilante dhe e fuqishme, e mbushur me ironi dhe metafora, një kryevepër e paharrueshme, shkruar nga një mjeshtre e vërtetë e letërsisë bashkëkohore.
Margaret Atwood, vepra e së cilës është botuar në mbi dyzet e pesë vende, është autorja e më shumë se pesëdhjetë librave në prozë, poezi, ese kritike, si dhe romanesh grafike.
Veprat e saj: "Vrasësi i verbër", "Oriksi dhe Krejku", "Kënga e Penelopës", "Rrëfenja e shërbëtores" dhe "Testamentet", janë sjellë në shqip nga shtëpia botuese Pegi dhe lexuesit shqiptarë, ashtu si ata në mbarë botën, e kanë vlerësuar shumë krijimtarinë e autores.
Artikuj të sugjeruar: