
Victoria Beckham po bëhet gati të prezantojë koleksionin e saj të ri vjeshtë - dimër 2024 në Paris, ku po zhvillohet Java e Modës. Me shumë nga detajet përgatitore, duket se po merren djali i saj Brooklyn dhe nusja, Nicola Peltz, e cila ka pushtuar faqet e mediave për një arsye të thjeshtë: Ka rikrijuar veshjen e vjehrrës.

Aktorja u pa e veshur me të njëjtën xhaketë që ka veshur në vitin 2001 vjehrra e saj, pjesë e koleksionit pranverë-verë të Dolce Gabbana. Mesa duket tanimë, Nicola ka akses të plotë në gardërobën e Victoria Beckham dhe do na rikthejë disa nga veshjet e saj të vjetra. Kjo flet sërish për marrëdhënien shumë të mirë që thuhet se kanë të dyja.

Kujtojmë se vetë Victoria ka pësuar një incident së fundmi, i cili e ka detyruar të vendosë allçi në këmbë dhe po lëviz nëpër Paris ashtu me paterica. Megjithatë, Beckham ka vazhduar të të tërheqë vëmendje me detaje si takat, të cilat nuk mungojnë edhe kur mezi ecën. Fundja, ajo mbetet ‘Posh Spice’.
Artikuj të sugjeruar: