Social Buzz

Spotify ka gjetur mënyrën si të lexojë mendjen tuaj me anë të muzikës

Shkruar nga Anabel

29 Shkurt 2024

Spotify ka gjetur mënyrën si të lexojë mendjen tuaj me

Spotify Song Psychic është këtu, ndaj bëhu gati që të të lexohet mendja nga një aplikacion. 2 muaj pasi u lançua i famshmi Spotify Wrapped që të njeh me përzgjedhjet muzikore të një viti, u publikua edhe kjo shtojcë e aplikacionit muzikor pikërisht në ditën më misterioze të vitit siç është 29 shkurti, i një “viti të brishtë” si 2024-a.

Sipas kompanisë, kjo hapësirë e re përdorimi synon t’i japë përgjigje pyetjeve të përditshme me anë të muzikës. Nëse nuk di çfarë të hash, apo ku të ikësh me të dashurin, mund ta gjesh përgjigjen në Spotify.

Spotify ka gjetur mënyrën si të lexojë mendjen tuaj me

Për ta përdorur këtë hapësirë të re, bëji update aplikacionit dhe kërkoje si shtojcë. Hapi i parë është të përzgjedhësh 9 tematika të ndryshme.

Më pas bën pyetjen (duke zgjedhur edhe nga sugjerimet që ke në listë) dhe do të shfaqet kënga që të zgjidh dilemën e ditës.

Rezultatin mund ta shpërndash me miqtë dhe e gjithë “loja virtuale” do jetë shumë argëtuese.

Artikuj të sugjeruar: