
Në vitin 2013, Taylor Swift bleu një shtëpi në ishullin Rhode për vlerën 17.75 milionë dollarë, të cilat i pagoi cash, sipas raportimeve mediatike. Prona me 8 dhoma është e ndërtuar në pikën më të lartë të kodrës.

Shtëpia ka ndër të tjera 8 oxhakë dhe një pishinë gjigante. Si vilë u bë shumë e famshme për faktin që çdo festë pavarësie, Taylor e ka organizuar aty, çdo vit.

Para se këngëtarja ta blinte këtë shtëpi, ajo zotërohej nga trashëgimtarja Rebekah Harkness. Sipas mediave, edhe zonja në fjalë njihej për festat e jashtëzakonshme që mbante në atë shtëpi, ndaj Swift deshi të vazhdonte traditën kur zbuloi këtë detaj.

Edhe pse vetë 34-vjeçarja nuk ka ndarë shumë imazhe të shtëpisë, shumë personazhe që ajo i ka pasur të ftuar e kanë mbushur rrjetin me foto dhe detaje ndër vite.

Shtëpia nga fotot kuptohet që ka një kuzhinë të bardhë, dhomë ndjenjeje me divane lëkure të bardhë dhe kabinete të sistemuara me objekte të nevojshme të kuzhinës.

Tavanet e saj janë shumë të lartë duke e bërë perfekte për festa dhe përgjithësisht ka tone neutrale në dekorim.



Pavarësisht se shtëpia e luksit kaq e përfolur është e pëlqyer nga të gjithë miqtë e saj dhe vetë Taylor, këngëtarja jeton në një aprtament në New York me vlerë 50 milionë dollarë, për të cilin janë blerë dhe bashkuar disa apartamente së bashku.



Ndërsa shtëpinë në ishull sipas mediave, ja ka lënë në dispozicion miqëve të saj. Thuhet se Gigi Hadid dhe Bradley Cooper e kanë përdorur atë shpesh gjatë fazave të hershme të marrëdhënies së tyre.