
Një mori thashethemesh po qarkullojnë këto ditë mbi mungesën në publik të princeshës së Uellsit, Kate Middleton. Në fillim të këtij viti, familja mbretërore njoftoi se princesha do bënte një tërheqje nga jeta publike deri në muajin e Pashkëve dhe operacioni në stomak është një nga shkaqet kryesore të kësaj tërheqjeje. Një tjetër kërkesë shtesë nga ana e Pallatit Mbretëror është fakti që gjatë kësaj periudhe kërkohet të respektohet privatësia e saj.
“Ajo shpreson që publiku ta kuptojë dëshirën e saj për të mbajtur sa më normale këtë situatë, për shkak edhe të fëmijëve të saj,” u tha në këtë njoftim zyrtar.
Por, 48 orët e fundit një seri teorish konspirative po qarkullojnë rreth vendndodhjes së Kate Middleton dhe këto teori janë shpërndarë në disa platforma sociale, mes tyre ajo X (ish-Twitter). Në shumë syresh prej tyre madje, u dalluan nota humori ku njerëzit e krahasojnë "zhdukjen" e Middleton me përvojën katastrofike të Willy Wonka-s në Glasgow. Të tjerë, spekuluan edhe më shumë duke u shprehur se princesha ka humbur dhe familja mbretërore po e fsheh arsyen e vërtetë të mungesës së saj në jetën publike.
Kensington Palace ka reaguar sërish duke thënë se: “Ne e kemi bërë shumë të qartë që në fillim që princesha e Uellsit nuk do të jetë në publik deri në festat e Pashkëve, ndërsa ne do ju përditësojmë mbi situatën vetëm kur të ketë diçka të rëndësishme,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Pallati mbretëror shtoi faktin se gjendja e princeshës është drejt përmirësimit të dukshëm!
Artikuj të sugjeruar:
Burime: Vogue