
Kuptohet që nuanca IN për mollëzat tuaja vajza është ajo që dominon çdo tendencë bukurie. Tonet e ftohta të rozës dhe ato të vjollcës së lehtë kanë pasur momentet e tyre të vëmendjes gjatë muajve të fundit. Por, në pranverën e 2024-ës, nuanca e pjeshkës do të “zaptojë” fronin e grimit për të qëndruar gjatë aty.
Mollëzat pjeshkë, përshkruhen si një ngjyrë rozë e butë, portokalli në rozë që butësisht rrëshqasin në faqet tuaja për ta gjallëruar edhe më shumë portretin në tërësi. E kombinuar me tonalitetet e bronzit, për sytë apo buzët, ngjyra pjeshkë për faqet duket kaq natyrale për çdo lloj lëkure.
Pavarësisht se kjo do t’i japë shkëlqimin e duhur make up-it të çdo vajzë, profesionistët e fushës thonë se si gjetje kjo është ideale për ato që duan grimin minimalist. Tërheqja drejt toneve të pjeshkës dhe rozës është kaq universale, sa vështirë se mund t’i rezistohet!
Me fjalë të tjera, duket sikur ju ka “puthur” dielli në mollëza për t’ju dhënë gjithë shkëlqimin e dëshiruar!
Ja disa nuanca të lezetshme për ju që do të “përqafoni” këto tonalitete për mollëzat tuaja!
#1
#2
#3
#4
Artikuj të sugjeruar: