Flokët

‘Fijet në ngjyrë mjalti’ të Penelope Cruz janë ndryshimi që i duhet gocave brune

Shkruar nga Anabel

2 Mars 2024

‘Fijet në ngjyrë mjalti’ të Penelope Cruz janë
FOTO: SHARE ANTHONY SINCLAIR

Le ta pranojmë se aktorja e famshme është një brune e përjetshme! Nisur nga lëkura e saj, flokët gjithnjë në të njëjtën nuancë, Penelope Cruz është “çokollata” më e pëlqyer në radhët e gocave VIP, kur vjen puna te flokët.

Por, këtë herë artistja ka vendosur t’i surprizojë të gjithë! Pasi, mori vëmendjen e njerëzve duke u bërë virale me prerjen e re të flokëve, një model i shkurtër bob, këtë herë ajo i ka prerë edhe më shkurt flokët duke dhënë edhe një ide shtesë për gocat që po mendojnë të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre.

Modeli i ri i flokëve është vetëm njëra anë e medaljes, sepse ngjyra e çelur duket se është përgjigjja e duhur për të gjitha brunet që duan një ndryshim për flokët. Mary Phillips, parukierja e yjeve të njohur si Jennifer Lopez, Hailey Bieber dhe Kendall Jenner ka zbuluar përmes një fotoje në Instagram ngjyrën e re të flokëve të Cruz. Më shumë shkëlqim të bronztë, me fije flokësh të çelura në ngjyrë mjalti, aq sa aktorja duket sikur ka sjellë gjithë shkëlqimin e diellit përmes modelit të ri.

‘Fijet në ngjyrë mjalti’ të Penelope Cruz janë
FOTO: MARY PHILLIPS/INSTAGRAM

Aktorja që thuajse gjithë jetën i ka mbajtur flokët të gjatë dhe në ngjyrë kafe të errët, tashmë duket si një bionde e lehtë, që anon në tonet e mjaltit.

Modeli voluminoz i flokëve, skajet me onde dhe nuanca e re janë “ngrohtësia” që i duhet çdo vajze brune në këtë fillim pranvere.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Glamour