Celebrity Style

Të prezantojmë me çizmet që do i shohësh kudo në pranverë

Shkruar nga Anabel

4 Mars 2024

Të prezantojmë me çizmet që do i shohësh kudo në

Përtej faktit që pasarelat e modës dhe koleksionet e reja të veshjeve “flasin” gjuhën e pranverës, motin e ngrohtë dhe veshjet e lehta, asnjëherë nuk i duhet zënë besë kapriçove të motit. Të paktën, këtë na vërtetuan yjet e famshme, si Jennifer Lopez dhe Alicia Keys, faktin që një palë çizme nuk tradhtojë stilin tuaj edhe pse jemi në muajin mars.

Alicia kishte zgjedhur një veshje sportive, me një xhaketë jeshile, xhinse të zeza dhe çizme të bardha me majë të theksuar. E bardha e çizmeve ra në sy në gjithë kombinimin e këngëtares, sepse u duk sikur çeli në tërësi veshjen e saj.

Të prezantojmë me çizmet që do i shohësh kudo në

Çizmet e bardha janë shfaqur kudo kohët e fundit, nga Katie Holmes dhe Selena Gomez që kanë preferuar stilin e pastër. Ndërsa, gocat e famshme u mbështetën te kjo ngjyrë e bardhë gjatë dimrit, Alicia dhe Jennifer na treguan se kjo ngjyrë mund të mbartet edhe në pranverë.

Të prezantojmë me çizmet që do i shohësh kudo në

Ky model çizmesh janë ideale për motin e luhatshëm, pasi shiu, era apo të papriturat e motit shkojnë përtej ndjesisë së të qenit stylish dhe komod. Lehtësisht të kombinueshme, si në rastin e Lopez me një fustan të gjatë, me një këmishë me kopsa apo pulovër njëngjyrëshe për më shumë stil casual, të gjithë këto janë faktorë për t’i konsideruar çizmet e bardha deri te gjuri këtë sezon.

Ndaj, goca për çdo të kapriço të motit, një palë çizme të tilla në pranverë janë thjesht shpëtim!

#1

Të prezantojmë me çizmet që do i shohësh kudo në
FOTO: AMAZON

#2

Të prezantojmë me çizmet që do i shohësh kudo në
FOTO: NORDSTROM

Artikuj të sugjeruar: