
Nuk janë të pakta rastet kur personazhet e famshëm rastësisht përballen në jetë me sozitë e tyre! Ky është rasti i supermodeles Kate Moss dhe njerëzit janë çoroditur jo pak!
Mjaftoi një sfilatë mode në Paris për koleksionet vjeshtë-dimër 2024 të markës Marine Saerre, që të pranishmit të çuditeshin për një moment: Kate Moss ishte rikthyer në pasarelë apo bëhet fjalë thjesht për një sozi të saj.

Në fakt, mediat nuk vonuan për të “gjurmuar” në identitetin e modeles që ka super ngjashmëri me Moss. Emri i saj është Denise Ohnona, ndërsa profili në Instagram ka emrin “ImnotKateMoss”!
View this post on Instagram
Denise duket se ka ndërtuar një karrierë të saj në fushën e modelingut, njësoj si edhe Kate Moss. Ajo përdor emrin e supermodeles për të krijuar momente argëtuese për paparacët, për të përsëritur kësisoj edhe stilin dhe qasjet e Moss ndër vite.
Ndërkohë, modelja Kate Moss ishte gjithashtu e pranishme në aktivitetin e Javës së Modës në Paris, e ulur në vendet e para të sfilatës së Saint Laurent, me të bijën, Lila.
Kjo është Kate Moss e vërtetë:
Njerëzit u konfuzuan dhe e komentuan ngjashmërinë në rrjetet sociale: "Ok, s'e kuptoj kush është Kate"; "Ia dole të na bësh lëmsh"; "Ngjajnë si dy pika uji" ishin disa nga komentet.
Disa raste të tjera ngjashmërish të personave të panjohur me ata të famshëm, janë:
“Margotrobbielookalike” dhe ngjashmëria me aktoren Margot Robbie
View this post on Instagram
Paige Niemann dhe ngjashmëria e saj me këngëtare Ariana Grande
@paigeniemann answering some questions i get asked XD
? The Magic Bomb (Questions I Get Asked) [Extended Mix] - Hoàng Read
Ashley dhe sozia e artistes Taylor Swift
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Glamour