Celebrity

Thuhet se Miley nuk dinte gjë për dramën e trekëndëshit të dashurisë në familjen Cyrus

Shkruar nga Anabel

5 Mars 2024

Thuhet se Miley nuk dinte gjë për dramën e trekëndëshit

Thashethemet se Tish Cyrus u martua me ish-in e vajzës së vogël, Noah, çuditën njerëzit dhe vajzën e madhe të familjes, Miley Cyrus, e cila, sipas burimeve, nuk ishte në dijeni të marrëdhënies së Noah me aktorin e “Prison Break”, Dominic Purcell, i cili është tanimë bashkëshorti i së ëmës.

Sipas burimeve, këngëtarja e “Flowers” nuk ka në plan të ndërpresë marrëdhëniet me të ëmën dhe me njerkun e saj. Ajo, fundja do që e ëma të jetë e lumtur në jetën e saj. Nga ana tjetër, Tish i ka mohuar zërat se ka Dominic ka qenë i lidhur me Noah.

Thuhet se Miley nuk dinte gjë për dramën e trekëndëshit

Thashethemi bombastik tronditi njerëzit, pasi US Weekly publikoi lajmin se Tish “ia vodhi” partnerin të bijës, Noah, 24 vjeç dhe u martua me të. Sipas zërave, aktori i “Prison Break”, Dominic Purcell, fillimisht dilte me këngëtaren 24-vjeçare, por më pas, u lidh me Tish.

“Noah po dilte me Dominic kur Tish nisi që ta kishte qejf”, tha burimi, duke shtuar se ajo ishte në dijeni të situatës. Personi anonim shtoi edhe se Miley u detyrua të shtonte sigurinë në shtëpinë e saj kur e ëma dhe aktori kurorëzuan dasurinë e tyre, pasi ekzistonte mundësia që Noah të prishte dasmën.

Thuhet se Miley nuk dinte gjë për dramën e trekëndëshit

Një tjetër burim tha për Page Six se ky thashethem po qarkullon nëpër Hollywood në fillim të shkurtit dhe tregoi se Tish e quajti një “thashethem idiot”. “Tish është një nënë dhe një person i mrekullueshëm. Shpresoj që të jem një nënë aq e mirë sa ajo. Ndihem keq që njerëzit po bëjnë thashetheme për të”, u shpreh burimi.

Por, sidoqoftë, në familjen Cyrus ka një krisje, që nisi kur Tish dhe Billy Ray Cyrus u ndanë pas 30 vitesh martesë, në vitin 2022. As Noah dhe as vëllai i saj, Braison (29 vjeç) nuk shkuan në dasmën e Tish me Dominic, e cila u bë në shtëpinë e Miley-t në Malibu. Kështu, nisën dyshimet se një dramë kishte ndodhur. S'dimë ç'të besojmë, por jemi gati për të tjera thashetheme.