
Ndonjëherë, mjaftojnë disa truke të thjeshta që nuk ju mbajnë të “mbërthyer” në kuzhinë për orë të tëra duke përgatitur receta nga më të ndryshmet. Sallatat janë gjithmonë një ide e mirë, por përveç vlerave ushqyese kur ato gatuhen shpejt, gati për 10 minuta ju i keni lehtësuar kësisoj punë vetes për më pak angazhim në kuzhinë.
Perimet si rukola, spinaqi dhe lakrat e Brukselit janë baza për këto sallata të freskëta, të cilave u shtohen fasule, ton, vezë, pulë si edhe një gamë frutash të thata si arra, stika dhe fara që u shtojnë edhe më shumë vlerat këtyre recetave.
Nëse për sot nuk e keni ndarë ende mendjen se çfarë të gatuani, një listë me disa sallata të shpejta dhe të shijshme është këtu gati për ju!
#1 Sallatë në kavanoz me lakra jeshile, qiqra dhe ton
Kjo sallatë e shijshme do t'ju mbajë të ushqyer për orë të tëra, falë 26 gramëve proteina dhe 8 gramëve fibra. Lakra jeshile, qiqrat dhe toni, zbuten kur rrinë për disa orë në kavanoz, e kështu ju nuk keni nevojë t’i shtypni me dorë, por mund t’i konsumoni të buta në sallatë. ?
#2 Sallatë me fasule të bardha dhe spinaq
Në këtë sallatë të lehtë, fasuleve të gatuara më parë u shtojmë një miks erëzash, kanellë, shafran Indie, xhinxher, piper të zi dhe të kuq të bluar. Më parë shtoni spinaqin që e keni zier për pak minuta, fasulet me erëza dhe në fund pak pulë ose mish të pjekur në skarë.
#3 Sallatë vegjetariane
Një shije tradicionale që ka në thelb të saj vetëm perime, sipas dëshirës suaj, plus vezë të ziera.
#4 Sallatë me pulë dhe patate të ëmbël
Kjo recetë e lehtë sallate ju lejon që të fusni në përdorim një pjesë nga pula që ju ka mbetur një ditë më parë. Më pas, shtoni patate të ëmbël, avokado, karotë dhe pak djathë kaçkavall.
#5 Sallatë me qiqra, quinoa dhe salcë humusi
Kjo sallatë vegane është e mbushur me përbërës me bazë bimore: qiqra, quinoa dhe humus. Por, nëse doni mund të shtoni fara luledielli dhe speca të pjekur.
#6 Sallatë jeshile + pulë
Kjo recetë është një burim i shkëlqyer proteinash për drekë. Nëse preferoni më shumë salcë, mund të shtoni mustardë me mjaltë.
#7 Ton + spinaq me vaj ulliri
Kjo recetë sallate me ton bëhet më e shijshme kur i shtohen ullinj, djath feta dhe salcë tahini. E servirur mbi spinaq, kjo është sallatë perfekte për drekë.
#8 Sallatë kale + quinoa + pulë
Pulën e gatuar e shtoni te sallata kale, më pas mund të hidhni quinoa dhe fara ose salcë sipas dëshirës dhe gati për një super shije.
#9 Sallatë me avokado dhe misër
E mbushur me fasule, misër, piper të ëmbël, avokado të butë, kjo sallatë do të kënaqë shijet dhe oreksin tuaj.
#10 Sallatë me pulë dhe luleshtrydhe
Pula e gatuar me një gamë perimesh të freskëta, djathë dhie dhe luleshtrydhe janë kombinimi perfekt për t’u gatuar në kuzhinë për jo më shumë se 10 minuta.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Eating Well