
Bradley Cooper është duke u përgatitur për ta bërë lidhjen me Gigi Hadid zyrtare duke përdorur daljen në tapetin e kuq të çmimeve Oscar. Cooper është nominuar për çmimin e famshëm me rolin e tij në “Maestro” dhe pritet të jetë pjesë edhe e festë së Vanity Fair me partneren supermodele.
Lajmi u zbulua nga miqtë e afërt të aktorit për mediat. “Gjërat po bëhen serioze. Ata e kanë shumë qejf njëri-tjetrin”, u shpreh një burim për Page Six.
Çifti kanë nisur të dalin bashkë prej tetorit, por u desh ca kohë të konfirmohet marrëdhënia sepse ata nuk janë parë shpesh bashkë në publik.
Ka dhe nga ata persona të afërt me yllin e kinematografisë që thonë se ai mund të mos parakalojë në tapetin e kuq me Hadid, pasi në çdo dalje të tillë, ai sjell nënën e tij, Gloria Campano.

Aktori dhe modelja pritet të rrinë bashkë gjatë gjithë eventit, mbase edhe me nënën e tij në krah, të cilën Hadid e ka takuar, madje kanë darkuar pas një prej daljeve publike më të hershme.
Artikuj të sugjeruar: