
TikTok, mediat dhe Instagram u pushtuan nga thashethemet për një ndarje apo krizë në jetën e Hailey dhe Justin Bieber. Edhe pse modelja bëri një postim urimi ndaj partnerit të saj duke nënkuptuar se janë të lumtur dhe mirë, rrjeti nuk u mjaftua dhe idetë dhe teoritë kanë vazhduar të qarkullojnë.
“Për informacionin tuaj, historitë dhe gjithçka po shihni për ne në TikTok është 100% gënjeshtër. Janë shpikje, vijnë nga “toka e deluzionit”. E di që mund të duket qejf t’i ndjekësh dhe t’i zhvillosh këto histori, por të gjithë e dini që janë të rreme. Më falni që po ju prish qejfin”, shkroi Hailey.

Kujtojmë se javën që shkoi babai i Hailey ripostim një mesazh në rrjete sociale ku kërkohej që njerëzit të luteshin për çiftin dhe jetën e tyre.
Artikuj të sugjeruar: