Showbiz dhe TV

Amosi reagon pas ngjarjes shokuese mes Elias, të atit dhe princ Lekës

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2024

Amosi reagon pas ngjarjes shokuese mes Elias, të atit dhe princ Lekës

Amos Zaharia mësoi ngjarjen e rëndë që përfshiu familjarët e tij, motrën dhe të atin, si dhe ish-kunatin, princ Lekën, në emisionin “Jetë Shqiptare”. Ata u përfshinë në një episod dhune dhe të dyja palët bënë denoncimet përkatëse.

Amosi ishte në një lidhje direkte me emisionin, kur mori vesh ngjarjen. “Tani po e marr vesh” u shpreh ai, ndërsa bëri me dije se ishte me xhirime në Prishtinë dhe nuk tha një mendim mbi çështjen, pasi nuk i takoj atij.

Më pas, përmes një postimi në Instastory, ai shkroi thjesht një fjalë që përmbledh të gjithë situatën: “Trishtim”.

Ditën e sotme opinioni publiku u trondit nga lajmi se ish-vjehrri kishte goditur princ Lekën. Nga ana tjetër, Gjergj Zaharia thoshte se ish-dhëndri e goditi, pasi ai është i moshuar.

Për të lexuar më tej mbi ngjarjen, ju sugjerojmë këto artikuj: