
Gary Goldsmith, xhaxhai i princeshës së Uellsit ka kritikuar teoritë konspirative dhe ka pohuar se ka një arsye për mungesën e saj në jetën publike, pas ndërhyrjes kirurgjikale në janar.
"Unë mendoj se njerëzit duhet ta lënë atë të qetë, sepse ka një arsye pse familja mbretërore nuk po flet për të dhe po i japin më pak hapësirë," tha ai për The Mirror. "Unë mendoj se është shumë e gabuar dhe nëse do t'i ndodhte dikujt tjetër ata nuk do tregoheshin kaq të rezervuar, por Kate është Kate dhe ajo bën një punë fantastike në çdo drejtim ndaj ka kaq shumë interes për të,” vijon ai.
"Ajo është një person i rëndësishëm për familjen mbretërore, ndaj unë thjesht i lutem njerëzve që ta lenë të qetë dhe t’i japin pak hapësirë. Familja mbretërore duket se po ndryshon dinamikën e saj të qasjes ndaj kësaj ngjarjeje, për të mos qenë në qendër të vëmendjes. Ata kanë shumë detyra me natyrë zyrtare dhe mbretërore, por së pari është familja,” shton xhaxhai i Kate.

Princesha e Uellsit bëri një operacion në janar të këtij viti, ndërsa e la spitalin dy javë më vonë. Ajo nuk u ka për shumë javë në publik, e për këtë arsye teoritë konspirative gëluan nga të gjitha anët. Vetëm ditën e djeshme ajo u shfaq në makinë me të ëmën, por ende nuk po merr pjesë në ngjarje publike.
Pallati mbretëror u detyrua të dalë me një njoftim zyrtar, duke thënë se çdo angazhim i princeshës shtyhej në një moment të dytë deri në rikuperimin e plotë shëndetësor të saj, ndërsa ajo nuk do të shfaqej për çështje pune në publik deri në muajin e Pashkëve. “Shpresojmë që publiku ta kuptojë dëshirën e saj për ta ruajtur në kufijtë e normalitetit këtë situatë, për hir edhe të fëmijëve të saj. Dëshira e Kate është që informacioni personal në lidhje me problemin shëndetësor të mbetet privat. Pallati Kensington do të japë përditësime herë pas here në lidhje me gjendjen e princeshës,” thuhej në njoftim.
Disa javë më pas, pati shumë teori konspiracioni mbi zhdukjen dhe gjendjen e Kate. Por, pas spekulimeve pallati mbretëror u detyrua që të dilte me një tjetër njoftim zyrtar duke cilësuar se: “Ne ishim të qartë që në fillim që princesha e Uellsit nuk do të ishte në publik deri për Pashkë dhe do të ishte vetë pallati Kensington që do të jepte përditësime zyrtare,”.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Yahoo