Dje, kudo në media qarkulloi një video në të cilën Elia Zaharia, në gjendje të rënduar ndiqte princ Lekën, duke i thënë se ai i kishte dhunuar babain e moshuar. Videoja u bë menjëherë virale, dhjetëra media e shpërndanë pa pyetur për privatësinë dhe se sa e ndjeshme është një tematikë e tillë.
Nisur nga e gjitha kjo, princi Leka, përmes një postimi në Instagram, ka bërë një reagim, duke thënë se videoja në fjalë i është dorëzuar komisariatit të policisë, por megjithëse konsiderohet si sekrete, sërish ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale, bashkë me dëshminë.
“Përshëndetje! Siç edhe jeni informuar, princ Leka, pasditen e 5 marsit është sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-baëshkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet social. Videot janë dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga princ Leka II Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë konsideruar si një sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në media, duke përcjellë imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje dhune”, thuhet në deklaratë.
Më tej, shkruhet: “Oborri Mbretëror shpreh thellësisht zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese tek të cilat dyshojmë se kanë cenuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot. Gjithashtu, Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediat”.
Artikuj të sugjeruar: