Celebrity

Prince William thyen heshtjen, pas teorive për “zhdukjen” e Kate

Shkruar nga Anabel

7 Mars 2024

Prince William thyen heshtjen, pas teorive për “zhdukjen” e
getty

Ka javë që për Kate Middleton po flitet shumë online dhe njerëzit kanë ngritur teori konspirative për mungesën e saj në detyrat mbretërore prej operacionit misterioz në zonën e stomakut.

“Fokusi i princit është në punët e tij, e jo në rrjetet sociale”, ka deklaruar një zëdhënës i princit për People dhe me kaq u thye heshtja, por pa shpjegim.

Deklarata e shkurtër vjen fill pasi publiku ka shprehur shqetësim online për fakti që Kate është parë në publik vetëm një herë që nga koha kur u tha se do bëjë një operacion.

Kensington e përshkroi në një deklaratë operacionin si të planifikuar, por burime për Page Six zbuluan se askush nuk e dinte për të, as njerëzit më të afërt të saj. Më pas, pallati lëshoi deklaratën që Kate është mirë, por ka nevojë për privatësi.

Thuhet se Middleton nuk do i kthehet detyrave të saj deri për Pashkë, ndërsa rrjeti vazhdon vlon nga historitë më të çuditshme.

Artikuj të sugjeruar: