Kinema & TV

Çmimet Oscar 2024: Cilët përflitet se mund të jenë fituesit?

Shkruar nga Anabel

7 Mars 2024

Çmimet Oscar 2024: Cilët përflitet se mund të jenë
Getty

The New York Times ka analizuar listën e pretendentëve kryesorë për çmimet Oscar dhe bazuar në analizën e kritikës, por edhe publikut online, ka publikuar filmat dhe aktorët që parashikohet të fitojnë.

Për filmin më të mirë, fitues mund të shpallet “Oppenheimer”, i cili në garë me “American Fiction”, “Anatomy of a Fall”, “Barbie”, “The Holdovers”, “Killers of the Flower Moon”, “Maestro”, “Past Lives”,Poor Things” dhe “The Zone of Interest”.

Regjisori më i mirë po ashtu pritet të shpallet Christopher Nolan me “Oppenheimer”. Nolan është konsideruar si një nga më të mirët e gjeneratës së tij.

Për aktorin më të mirë, New York Times, sërish favorizon “Oppenheimer” dhe aktrimin e Cillian Murphy.

Aktorja më e mirë, thuhet se do shpallet Lily Gladstone nga “ Killers of the Flower Moon”.

Të dielën ceremonia do mbahet live dhe bota i ka sytë nga çmimet, e cila edhe këtë vit nuk mbeti pa debate dhe kritika të hapura, sa i përket “përjashtimit” të regjisores së “Barbie” (Greta Gerwig) dhe mungesës së emrit të Margot Robbie në kategorinë “Aktorja më e mirë”.

Artikuj të sugjeruar: