Udhetim

Blerina’s Agrotourism Concept, një oaz që të lidh me natyrën dhe shijen

Shkruar nga Anabel

8 Mars 2024

Blerina’s Agrotourism Concept, një oaz që të lidh me

Sa herë e ke menduar që pas një jave të gjatë në zyrë, të marrësh miqtë, familjen, ose edhe thjesht të nisesh vetëm në një hapësirë ku gjelbërimi dhe natyra të rrethon? Sa herë ke qenë në tavolinën e zyrës, para projekteve të pafundme dhe thjesht je shkëputur dhe imagjinata të ka çuar diku larg, në një kopsht të rrethuar me bar, me ajër të freskët që të depërton në mushkëri dhe krijon një moment kaq çlodhës? Imagjinata jote mund të bëhet realitet, madje, mund të bëhet edhe më mirë seç ti e mendon.

Blerina’s Agrotourism Concept, një oaz që të lidh me
 
Të prezantojmë me Blerina’s Agrotourism Concept, një oaz gjelbërimi që ndonëse është shumë afër me kaosin e kryeqyetetit, sërish të dërgon larg, në vise e kodra ku këmbët e tua të zbathura prekin barin e butë dhe ku ti e humb kontaktin me përditshmërinë dhe gjithçka, për të përqafuar natyrën dhe për t’u përkundur ëmbël nga flladi i butë i pranverës.

Blerina’s Agrotourism Concept, një oaz që të lidh me
 
Blerina’s Agrotourism Concept, në Domje, Laknas është pikërisht vendi ideal, i cili përpos kopshtit të qetësisë, takimit me gjedhë, të ofron edhe ushqim të shëndetshëm, krijuar nga natyra dhe toka jonë. 


 Blerina’s Agrotourism Concept, një oaz që të lidh me
Lënda e parë përzgjidhet me shumë kujdes, duke pasur parasysh natyrën, stinën, tokën, komunitetin dhe sigurisht, klientin. Me një dashuri të jashtëzakonshme për planetin, në një kohë kur Toka ka vërtet nevojë për dashuri, Blerina ka zgjedhur që jo vetëm të kujdeset për të, por edhe të punësojë njerëz të zonës, që e duan dhe e njohin në çdo pëllëmbë Domjen.
 
Menuja është krijuar me produkte që vilen nga toka e restorantit, ose e fermave përreth, sipas stinëve dhe tokës sonë duke sjellë kështu pjata të freskëta dhe duke mbështetur njëkohësisht sipërmarrjet dhe fermat përreth.

Blerina’s Agrotourism Concept, një oaz që të lidh me
 
Gjithçka në Blerina’s Agrotourism Concept buron nga natyra, duke nisur që nga mbjellja e prodhimeve me metodën natyrale, ku ndërthuren kafshët me tokën, për të krijuar një zinxhir të pandashëm dhe të shëndetshëm. Më e bukura është se gjithë çfarë përshkruam më lart, ti mund ta shohësh përmes një xhiroje të vetme në hapësirën përreth. Prodhimet zgjidhen me shumë kujdes, për t’u servirur në pjata të krijuara ku përveç shijes dalloheshin edhe për kreativitetin dhe kombinimin e veçantë. 

Blerina’s Agrotourism Concept, një oaz që të lidh me
 
Filozofia e këtij restoranti është më shumë se thjesht një vend që ofron ushqime të shëndetshme, bio dhe natyrale, por shkon përtej, për të mbërritur te dëshira për të lënë pas monotoninë e qytetit dhe për të ritakuar natyrën dhe gjelbërimin. Të gjithë kemi nevojë të çlodhim sytë, mendjen dhe herë pas here të biseojmë me kecat, delet apo të mësojmë nga fillimi në fund ç’është një domate e freskët, ndaj Blerina’s Agrotourism Concept rreket të ofrojë për të gjithë arratisjen e përkryer nga ngjarjet dhe stresi që përbën jetën e përditshme.

Blerina’s Agrotourism Concept, një oaz që të lidh me
 
Gjithashtu, do të gjesh edhe akomodim komod, për të kaluar një fundjavë të qetë, të mbushur me pozitivitet dhe energji të reja, si një mundësi fantastike për t’u karikuar, për të marrë frymë lirisht dhe për t’u rikthyer me të tjera ide dhe këndvështrime. Suitat dhe dhomat e agroturizmit ishin madhështore në thjeshtësinë e tyre. Kombinimi perfekt i drurit, detajeve antike, lartësisë së hapësirës, origjinalitetit dhe ngjyrave të bënte të pyesje për arkitektin që në minutin e parë që i vizitoje. Mund të keni parë shumë vende luksoze, por tek ky agroturizëm do të gjeni një lloj tjetër luksi, atë që flet pa shumë stërmundim dhe të krijon menjëherë ndjesinë e rehatisë. Kështu, kur të zgjohesh do të kesh gjithashtu shansin të vizitosh kopshtet e vegjël dhe të bukur që të falin paqe dhe kënaqësi. 

Blerina’s Agrotourism Concept, një oaz që të lidh me

Blerina’s Agrotourism Concept, një oaz që të lidh me
 
Të gjithë e dimë që të duhet një fundjavë e tillë. Po të lëmë numrin e kontaktit, sepse e meriton të përjetosh ndjesi të reja, të freskëta dhe të bukura.

Blerina’s Agrotourism Concept, një oaz që të lidh me

Rezervo në 068 203 4805 dhe njihu me Edenin që ndodhet shumë pranë kryeqytetit.