Celebrity

Kylie Jenner ka një koment për ekspozimin e fëmijëve të saj në media

Shkruar nga Anabel

10 Mars 2024

Kylie Jenner ka një koment për ekspozimin e fëmijëve të
FOTO: Marc Piasecki/WireImage via Getty Images

Në fakt, ajo është shembulli i rritjes dhe protagonizmit në sytë e kamerave, për shkak të reality show-t televiziv “Keeping up with Kardashians”. Por, në dallim nga rasti i saj personal, Kylie Jenner duket më shumë se e vendosur për të kufizuar ekspozimin mediatik të dy fëmijëve të saj, Stormi gjashtë vjeçe dhe Aire, dy vjeç.

Mjaftoi një episod i papritur gjatë një interviste për “The New York Times”, kur e bija u fut papritur në ambientin e intervistës, ndërsa Kylie tha se është përgjegjësia e saj për të mbrojtur të dy fëmijët që ka me ish-partnerin, Travis Scott.

Kylie Jenner ka një koment për ekspozimin e fëmijëve të
FOTO: ACOPO RAULE/GETTY

"Ne nuk mund t'ia bëjmë këtë asaj," tha Jenner pasi Stormi hyri në ambientin e intervistës për NYT, ndërsa kërkoi që vajza mos të përmendej për këtë situatë. "Ajo është e pafajshme. Ajo hyn këtu dhe nuk e di që ne po bëjmë një intervistë. Është përgjegjësia ime ta mbroj atë,” vijoi sipërmarrësja e njohur.

Kjo nuk është hera e parë që Kylie flet për kufizimin e ekspozimit mediatik të fëmijëve të saj. Gjatë një interviste në vitin 2020 për “Harper's Bazaar”, ajo foli për rritjen e Stormit, ndërsa ishte në qendër të vëmendjes.

Kylie Jenner ka një koment për ekspozimin e fëmijëve të
FOTO/ KYLIEJENNER/INSTAGRAM

"Unë mendoj shumë për këtë fakt, sepse bota po bëhet gjithnjë e çmendur. Duke e ekspozuar atë ndaj të gjithë negativitetit që vjen me internetin, rrjetet sociale, natyrshëm që mendoj dhe gjithë rreziqet që vijnë më pas," tha Jenner. “Thjesht po bëj më të mirën, edhe pse ajo është ende e vogël. Dua t’i kujtoj se sa të bekuar jemi për jetën dhe standardet që kemi, por mënyra se si jetojmë, mbrojtja që u bëjmë fëmijëve është po kaq e rëndësishme,” theksoi Jenner.

Duket se ajo po bën gjithçka që mundet për të mbrojtur fëmijët e saj nga mediat, ndërsa ata janë ende të vegjël.

Artikuj të sugjeruar: 



Burimi: Parade