Celebrity

Gigi Hadid bën ndryshimin e pabesueshëm me flokët dhe duket yll

Shkruar nga Anabel

10 Mars 2024

Gigi Hadid bën ndryshimin e pabesueshëm me flokët dhe duket yll
FOTO: Andreas Rentz/Getty Images

Nëse ka një element që e dallon supermodelen në pamjen e jashtme, ato janë flokët e gjatë dhe të artë që gati i arrijnë deri tek beli. Në fakt, ky është një nga ato kushtet e parashkruara për imazhin e modeleve në pasarelë apo fushata publicitare, ku flokët e gjata një detaj must.

Por, duket se Gigi Hadid ka qenë më shumë se e vendosur në idenë e saj për të bërë një ndryshim krejt të papritur në pamjen e jashtme dhe ndoshta ky është një nga transformimet më të mëdha që ajo ka bërë në look-un e saj. Gigi preu flokët shkurt, në një model Bob dhe procesin e dokumentoi virtualisht përmes një videoje në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

Videoja kishte tonet e vintage, ndërsa klipi u regjistruar nga shoqja e saj, Alana O'Herlihy dhe parukieri Chris McMillan, që ishte vetë ai “autori” i këtij ndryshimi.

Gigi Hadid bën ndryshimin e pabesueshëm me flokët dhe duket yll
FOTO: @mrchrismcmillan Instagram

Ajo e shoqëroi videon me mbishkrimin: “Darkë dhe një prerje flokësh”! Gjatë momenteve të prerjes së flokëve, parukieri Chris vuri në dukje se prerja e shkurtër i theksonte kockat e qafës. Pamja e re e Gigi-t u fiksua në një video, ndërsa vetë ajo i shpërndau fotot dhe video me pamjen e re perfekte për të cilën duket më shumë se entuziaste.

Artikuj të sugjeruar: 



Burimi: People