Instagramming

Pas gjithë ngjarjes tronditëse, reagon Elia Zaharia

Shkruar nga Anabel

10 Mars 2024

Pas gjithë ngjarjes tronditëse, reagon Elia Zaharia

Elia Zaharia, e cila u përfshi në një dramë shokuese me ish-bashkëshortin, princ Lekën, ka bërë një postim në Instagram, ku shpreh mirënjohjen për mbështetjen që njerëzit i kanë dhënë në këto ditë të vështira dhe shqetësuese për të.

“Miq dhe dashamirës. Ndiej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndienë dhimbjen time”, shkroi aktorja.

Ajo falenderoi gjithashtu kolegët e saj artistë që firmosën një peticion në 8 Mars, ku sensibilizoheshin me dramën në familjen e saj, pas publikimit të një videoje të regjistruar nga princi Leka, për të “dokumentuar” dhunën e saj ndaj tij. Videoja, pavarësisht se duhej të mbahej private, u publikua në internet dhe u bë mjaft virale dhe e diskutuar.

“Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot”, përmbylli ajo postimin.


Artikuj të sugjeruar: