Celebrity

Nga Matthew Perry tek Tina Turner: V.I.P-at e ndjerë që u nderuan në çmimet Oscar

Shkruar nga Anabel

11 Mars 2024

Nga Matthew Perry tek Tina Turner: V.I.P-at e ndjerë që u nderuan

Ceremonia e çmimeve Oscar nderoi personazhet e famshëm që ndërruan jetë në vitet e fundit. Personazhet u përkisnin fushave të ndryshme, ndaj ceremonia nuk u ndal vetëm te bota e filmit. Fillimisht, u bë një homazh për vdekjen e liderit opozitar në Rusi, Alexei Navalny, i cili ndërroi jetë në burgun “Ujku Polar”, afër Arktikut.

Nga Matthew Perry tek Tina Turner: V.I.P-at e ndjerë që u nderuan

Edhe Treat Williams, Paul Reubens, Alan Arkin, Andre Braugher, Sinéad O’Connor dhe Tony Bennet morën vëmendjen e duhur, përmes homazheve prekëse, të cilat përlotën njerëzit.

Këngëtarja dhe aktivistja irlandeze Sinéad O'Connor ndërroi jetë në korrik 2023, në moshën 56-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur familja e saj duke thënë se “familja dhe miqtë e saj janë të shkatërruar”. Ajo ndërroi jetë nga shkaqe natyrale.

Sigurisht, nuk munguan homazhet edhe për yjet e tjerë si: Matthew Perry, Patrick O’Neal dhe Tina Turner. Matthew ndërroi jetë në tetor të vitit të kaluar. Vdekja e tij shokoi botën, pasi është një ndër personazhet më të dashur të serialit “Friends”. O’Neal ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, pasi u diagnostikua me leuçemi kronike në vitin 2021.

Nga Matthew Perry tek Tina Turner: V.I.P-at e ndjerë që u nderuan

Ndërsa Tina Turner u nda nga jeta në maj të vitit të kaluar, në moshën 83-vjeçare, duke lënë pas një histori dhe trashëgimi të paharrueshme në muzikë.
 
Tina vdiq në paqe në shtëpinë e saj në Küsnacht, pranë Zyrihut, Zvicër, u shrehën të afërmit e saj. Tina Turner nisi karrierën e saj në vitet 1950, duke kënduar këngë të rrymës Rock and Roll dhe shpejt, u kthye në një superyll. Ajo u cilësua si një ndër këngëtaret më të mira, falë talentit të saj të jashtëzakonshëm. Tina njihet për këngë të fuqishme dhe domethënëse, si dhe për stilin e saj ikonik. 
 
Ajo ishte përkufizimi i një vajze guximtare, tipike e viteve ’80, me flokët që binin në sy, minifunde, xhaketa cropped dhe stiletto të larta. 

Artikuj të sugjeruar: