Dating

10 shenja që tregojnë se partneri po ju tradhton

Shkruar nga Anabel

12 Mars 2024

10 shenja që tregojnë se partneri po ju tradhton
FOTO: Josep Suria / Shutterstock

Çdo marrëdhënie në çift është e ndryshme, por gratë duket se duan gjithnjë e më shumë instrumente në dispozicion për të fuqizuar kapacitetet e tyre për identifikimin e partnerëve jobesnikë.

Tradhtia shfaqet në të gjitha format dhe ngjyrat, por disa sinjale janë më paralajmëruese se të tjerat. Ja flamujt e kuq që duhet t’ju shqetësojnë në rast se partneri juaj bën këto sjellje dhe jo vetëm!

#1 Ai rri gjatë gjithë kohës në telefon

Raportet në çift kërkojnë shumë komunikim, por nëse partneri juaj zgjedh që në vend të kësaj të rri gjatë në telefon, të bëj biseda, të shkëmbejë mesazhe ndërkohë që nuk ju jep akses në paswordet e emaileve apo telefonit, atëherë këto shenja duhet t’ju alarmojnë.

#2 I bën “bisht” gjërave

Nëse ai anashkalon çdo pyetje të drejtpërdrejtë tuajën, jini të kujdesshme! Shmangia është “arma” më e mirë e arsenalit të një tradhtari.

#3 Zgjedh sherret në vend të zgjidhjeve

Nëse dyshoni se partneri ju tradhton, ai do të hidhet menjëherë në sulm vetëmbrojtës. Ashtu si narcisistët, ata mund të përpiqen t'ju shpërqendrojnë me një argument duke shfajësuar veten për gjithçka.  

10 shenja që tregojnë se partneri po ju tradhton
FOTO: Ron Lach / Pexels

#4 Mbron gjërat e tij ose thjesht mërzitet

Ashtu si zënkat për të hequr vëmendjen nga shqetësimet e vërteta, një nga shenjat më të dukshme që i dashuri juaj po tradhton ndodh kur vëreni një ndryshim në emocionet e tij dhe mënyrën se si ai reagon ndaj situatave të caktuara. Mbrojtja apo mërzitja janë tregues për këtë.

#5 Miqtë tuaj e kanë vënë re sjelljen të çuditshme të tij

Pavarësisht nëse mund t'i dalloni ose jo shenjat e tradhtisë në marrëdhënien tuaj, miqtë janë shpesh ata ju tërheqin vëmendje për ndryshimet që vënë re tek ai. Shpesh janë palët e treta ato që ju hapin sytë!

#6 Ai shikon gratë e tjera

Nëse e kapni shpesh mat duke parë gratë e tjera, fustanet e tyre, mënyrën si janë veshur, jini të vëmendshme sepse komentet gati seksiste për vajzat e panjohura nuk janë shenjë e mirë.

#7 Ka shenja misteri në atë që bën me kohën e tij

Në marrëdhënie të shëndetshme, të dy partnerët ndihen të lirë të ndjekin pasionet dhe interesat individuale. Ata balancojnë pavarësinë, përtej intimitetit. Por, kur ju shpesh nuk e dini se çfarë bën partneri në kohën e lirë, ku është apo nuk keni komunikim për disa orë, atëherë ky është një flamur i kuq.

#8 Zbehje e romanticitetit

Tradhtia është shpesh një cikël faji dhe kënaqësie. Nëse dikur shihnit trëndafila në tavolinë, bileta avioni për në Itali apo letra dashurie, që prej kohësh nuk i shihni më, atëherë kjo është një tjetër shenjë zbehjeje ndaj ndjenjave të tij për ju. Ose dikush tjetër ka zënë vend në zemrën e tij.

#9 Është emocionalisht i largët nga ju

Intimiteti është një gur themeli në çdo marrëdhënieje të shëndetshme, por befas kthehet në shqetësim nëse vërehet distancë emocionale apo fizike. Nëse ai nuk plotëson nevojat e tij emocionale, edhe në aspektin seksual, me siguri që ka gjetur një shoqëri të re që e “karikon” në këtë aspekt.

#10 Gati për të ndërtuar “kulla çeliku” dashurie?

Nëse nuk ju kanë tradhtuar më parë dhe dyshoni se partneri po e bën diçka të tillë, kjo mund të jetë koha ideale për një bisedë serioze. Kujtojini vetes së një tradhti nuk është thjesht fundi i një marrëdhënieje apo divorc, por pse jo një pah për të ndërtuar një kullë prej çeliku të re për ju dhe partnerin tuaj.

Artikuj të sugjeruar: