
Pesë muaj pasi u nda nga jeta doli në dritë edhe testamenti i Matthew Perry. Page Six ka arritur të sigurojë dokumentin ku zbulohet se testamenti i hartuar në 2019-ën dhe i pandryshuar do të ekzekutohet nga Lisa Ferguson dhe Robin Ruzan.
Si ndahet pasuria?
Sipas tij një pjesë e pasurisë së Perry-t do t’i shkojë prindërve të tij John dhe Suzanne Morrison, po ashtu edhe gjysmë motrës së tij Caitlin Morrison. Matthew ka vendosur t’i jap edhe ish-të dashurës një pjesë të pasurisë, konkretisht Rachel Dunn me të cilën aktori doli për dy vite, nga 2003 deri në 2005.

Përfitimet nga paraqitjet e tij televizive dhe filmike do të mblidhen nga prindërit e tij, bashkë me të drejtat nga autobiografia e tij që vazhdon të shitet. Shumë i diskutuar në rrjet u bë edhe paragrafi që zbuloi se aktori nuk ka dashur të lëjë asnjë qindarkë për pasarëdhësit e tij nëse do të kishte.
Aktori nuk u bë kurrë baba, por u mediat kanë zbuluar se Perry dyshonte se dikush mund të përpiqet të kërkojë para që nuk i përkasin, me justifikimin e lidhjes së gjakut.
Artikuj të sugjeruar: