Social Buzz

Çfarë është trendi ‘hot walk girl’ që po qarkullon në TikTok?

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2024

Çfarë është trendi ‘hot walk girl’ që po

Kur nuk jeni të sigurt se çfarë të bëni gjatë ditës, ideja e një ecjeje të gjatë në natyrë mund të jetë alternativa më e mirë. Mund të synoni 10 mijë hapa në ditë dhe ta bëni këtë pjesë të rutinës për të shtuar dozat e endorfinës për veten dhe për të investuar në shëndet të mirë fizik dhe mendor.

@emilyksolar it was a 10 mile walk saturday this weekend! a fun little challenge for me as someone who loves walking & does it as their primary form of excercise ?? #walktok #longwalk #fittok ? Dancing In The Moonlight - ???

Por, kohët e fundit në TikTok disa njerëz po i bëjnë shëtitjet e tyre edhe më të gjata, përtej 10 mijë hapave. Duket se kjo është kthyer në një sfidë argëtuese që dokumentohet virtualisht përmes videove në TikTok dhe po pëlqehet nga miliona njerëz. E para ishte një video virale që u krijua nga @servedbysara, e cila shpërndau ecjen e saj të gjatë prej 22 kilometrash, ndërsa të tjerë persona e ndoqën duke e kapërcyer këtë kufi, deri në 22 kilometra.

Çfarë është trendi ‘hot walk girl’ që po
FOTO: TikTok/@emilyksolar

Për këdo që e ka vështirë të bëjë 10 mijë hapa në ditë, këto ecje në distanca të gjata mund të duken të pakuptueshme në fillim, por nuk janë të pamundura.

Përfitimet e ecjeve të gjata

Çdo krijues i këtyre videove në TikTok ka në mendje faktorin e tij motivues, ndërsa niset për një shëtitje të gjatë. Konsensusi i përgjithshëm duket se është një sfidë argëtuese dhe një mënyrë aventureske për ta ndjekur dhe pse jo për t’iu bashkuar.

Çfarë është trendi ‘hot walk girl’ që po
FOTO: TikTok/@servedbysara

Sipas Alayna Curry, një specialiste e fitnesit të grave, një person ecën mesatarisht rreth tre kilometra në ditë, kështu që 22 kilometra shkon përtej pritshmërive. “Ecja në një distancë të gjatë, veçanërisht nëse është jashtë në natyrë nuk është thjesht fantastike për shëndetin tuaj fizik, por edhe për shëndetin mendor,” thotë ajo.

Si të ecësh 22 kilometra?

Përgatitja fillon me një palë atlete të rehatshme, ujë, ushqime të lehta dhe orë që mat hapat dhe gati për ecje. Ideja është e mirë, por përgatitja është gjithçka. Për të qëndruar të sigurt, sugjerohet që të planifikoni ecje në terrene që jeni të vetëdijshëm për rrethanat, ambientin etj. Për më shumë energji, një vakt i bollshëm përpara se të niseni është ajo që ju duhet!

Jeni gati për t’iu bashkuar sfidës në TikTok?

Artikuj të sugjeruar: