
Jennifer Lopez ka anuluar 7 datat e koncerteve të fundit të saj në heshtje, pa shpjegim dhe paralajmërim. Fansat që kishin blerë biletat janë njoftuar nga website-i përgjegjës për anulimin dhe arsyeja që e shkaktoi problemin thuhet të jetë stafi organizativ. Detajet janë të pakta për këtë vendim, por fansat janë zhgënjyer, gjithsesi sërish kanë qarkulluar teoritë dhe komentet.

Blogeri i njohur Perez Hilton shkroi në X se shkak për anullim mund të jetë çmimi i ulët i biletave. Sipas tij, J.Lo ka pasur pak fitime dhe ka anuluar datat e “This is Me… Now”.
“Ajo duhet të dalë jashtë Shteteve të Bashkuara. Ekonomia është shumë keq”, shkruan dikush.
Një tjetër thotë: “J.Lo ka anuluar koncertet se nuk i janë shitur mjaftueshëm bileta”.
Biletat për turin e Lopez nisnin nga $49.95 deri në $144.75. Vetë artistja nuk ka reaguar ende për këtë vendim. Megjithatë, mediat shkruajnë se ka gjasa për ndryshim të datave dhe rikthimit të koncerteve.
Artikuj të sugjeruar: