
Shumë çifte kanë periudha gjatë martesës ku akti seksual mungon. E zakonshme ose jo, nuk mund të thuhet me siguri, por terapisti i seksit Shannon Chavez thotë për HuffPost se nëse këto periudha janë të zgjatura në kohë, atëherë ka vend për shqetësim...
Tetë janë motivet më të zakonshme që i çojnë çiftet e martuara drejt kësaj gjendjeje!
#1 Nuk flisni për seksin
Në një marrëdhënie, komunikimi është çelësi, sigurisht kur bëhet fjalë për çështje më intime, si seksi. Të flasësh për fantazitë, dëshirat dhe pasiguritë e tua mund të jetë e pakëndshme, por sa më shumë të hapeni tek partneri/ja, aq më të lehta do të bëhen këto biseda me kalimin e kohës.
#2 Keni shumë stres
Kur jeni të stresuar, seksi mund të jetë gjëja e fundit që ju shkon në mendje. Stresi i përditshëm mund të çojë në nivele të larta të hormonit kortizol në trup, i cili mund heq dëshirën seksuale.
#3 Keni libido që nuk përputhen
Është normale që dëshira seksuale e një çifti të luhatet me kalimin e muajve apo kohës në një marrëdhënieje, që do të thotë se ju dhe partneri/ja mund të mos keni gjithmonë në të njëjtën dëshirë seksuale. Por, nëse mund të flisni hapur për nivelet e ndryshme të dëshirës dhe mospërputhjes, atëherë vetëm kështu mund të gjeni zgjidhje për dëshirat e ndryshme seksuale.
#4 Keni probleme të shëndetit mendor
Kushtet e shëndetit fizik mund të ndikojnë në dëshirën seksuale të një personi ose aftësinë për të bërë seks, por ato ndikojnë edhe çështjet e shëndetit mendor, si depresioni, ankthi, traumat seksuale etj. Disa ilaçe apo probleme mund të shkaktojnë mosfunksionim total seksual.
#5 Kritikoni shumë njëri-tjetrin
Të kritikosh partnerin/en ose të ndihesh i/e kritikuar prej tij/saj është një nga cënimet më të mëdha të raportit seksual. Shmangni këto gjëra me çdo kusht dhe shijoni raportin tuaj intim.
#6 Keni pritshmëri jorealiste për seksin
Ndonjëherë seksi është një aventurë trupore e mrekullueshme, e mbushur me orgazmë, ndonjëherë është thjesht një akt mes dy individëve. Të presësh që çdo përvojë seksuale të të jetë e hatashme është një standard që ju pengon të kënaqeni dhe kësisoj zhgënjeni veten gjithnjë e më shumë.
#7 Keni ankth lidhur me performancën e seksit
Frika për të mos qenë në gjendje për finalizimin e aktit mund të shkaktojë ankth gjë që çon në seks të vështirë dhe aspak të kënaqshëm.
#8 Keni frikë të provoni apo sugjeroni pozicioni apo fantazi të reja
Ndonjëherë në marrëdhëniet e gjata, njerëzit futen në një monotoni dhe kanë frikë të provojnë gjëra të reja, sepse ai/ajo mund të mërziten, frikësohen etj. Frika për të marrë rreziqe thith energjinë në një akt seksual.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: HuffPost